Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria është mbledhur me urgjencë këtë të hënë.

Masat që do të vihen në zbatim që sot, janë ndalimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë, pezullimi i shkollave për një periudhë 2 javore, anulimi i tubimeve, konferencave apo takimeve publike, deklaroi kryeministri Rama.

“Pas konfirmimit të dy rasteve, ka ardhur momenti në ndjekje të protokollit të OBSH. Masat e sotme, për t’u vënë në zbatim: Pezullimi i fluturimeve direke në veri të Italisë, dhe praktikisht në zonat e kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore. Duket të kuptuar se të rinjtë apo fëmijët për shkak se duhet të shkojnë në shkollë dhe të mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin te të tjerët, pavarësisht se te ata nuk paraqet kërcënues në jetën e shkollën. Kërkojmë anulimin e të gjitha tubimeve konferencave takimeve deri në 3 prill. Qytetarët duhet të vetkarantitohen. Vetëkarantinimi është një element që gjendet dhe në ligjin tonë aktual dhe po ashtu shoqërohet dhe me masa administrative të këtij rregulli. Dhomat e izolimit në shërbimin infektiv janë funksionale. Po punohet për të pasur gjithë stokun e materialeve mbrojtëse personale. Do tu lutesha të gjithë atyre që kanë të afërm në spital që të kufizojnë maksimalisht vizitat dhe të lehtësojnë punën e gjithë personelit dhe punën tonë të përbashkët”.

Rama tha që qytetarët duhet të vetëpërmbahen. Në dispozicion është vendosur edhe buxheti i nevojshëm.

“Në këtë situatë si në çdo situatë ku përballemi me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi të certifikuar dhe zbatimi i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe për të tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, për të plotësuar nevojat e kësaj faze të mbështetjes së sistemit tonë shëndetësor. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor, e gjithë struktura e personelit shëndetësor që është parashikuar për tu futur hap pas hapi në dispozicion të kësaj përballje është e mirëinfirmouar”.

Kreu i qeverisë deklaroi se virusi është i menaxhueshëm, dhe se mbyllja e kufijve nuk është e nevojshme.

OBSH nuk rekomandon mbylljen e kufijve. Faktikisht mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur fare apo pjesërisht në raste shumë specifike apo të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimet e kemi në tryezë, me konfirmimin e rastit të rastit të parë futemi në skenarin e parë. Task-Forca e përbërë nga disa struktura shtetërore, ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vijon të zbatojë planin e masave që bazohet në tre drejtime: kufizimi me qëllim parandalimin e përhapjes, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimin e pasojave që mund të sjell infektimi me Covid-19. Jemi në konsultim të vazhdueshëm me OBSH për këto masa.\

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dha detaje lë lidhje me dy rastet e para.

“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësaj situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”.

 

/MONITOR.AL