Diamantët, dhuratat më të dashura për vajzat

2018-03-01T13:16:53+00:0029 Shkurt, 2012 15:00|Kategoritë: Jetë, Stil & Design|

Dhuratat më të dashura për vajzat mbeten diamantët, ose gurët e çmuar. Në raste ditësh të veçanta mund të dhuroni sende me gurë të çmuar.

Vëthë smeraldë, unazë rubin apo safirë nuk dalin kurrë jashtë mode. Ja se si duhen zgjedhur ato

Ajo që është thelbësisht e rëndësishme është të mos kërkoni shumë larg, që do të thotë masa të mëdha që bien shumë në sy.

Vajzat nuk do të ngjanin bukur me përmasa të tilla, pasi gurët e çmuar nuk kanë nevojë për shumë reklamë.

Gurët preferohen sa më të vegjël

Gjëja e parë që duhet të dini është të kërkoni gjithmonë për diçka vërtet elegante dhe pse jo të një stili pak zyrtar. Një vajze do t’i pëlqente, në çdo lloj rasti, të kishte gurë sa më përfaqësues, që transmetojnë shkëlqim dhe klas.

Të tillë mund të jenë vëthët dhe byzylykët.

Diamantët, mbreti i gurëve

Nëse do të dëshironit t’i dhuronit gurë të çmuar të dashurës suaj, duhet të dini se gurët e diamantit, rubinit, apo smeraldit nuk dalin kurrë jashtë mode.

Diamanti mbetet mbreti i gurëve si më i bukuri, i cili mendohet të forcojë kujtimet dhe krijojë një gjendje të mirë shpirtërore. Edhe diamantët e zinj janë vlerësuar në mënyrë të veçantë nga femrat.

Për vajzat, gurë më të lirë

Vajzat e reja, për shembull, pranojnë gurë jo shumë të shtrenjtë, sepse do të dukeshin po aq bukur sa të shtrenjtët. Zirkomi është një gur i tillë.

Ndërsa gratë rreth të dyzetave ose dhe më tepër do të dukeshin mirë dhe në forma strikte klasike.

Gjithashtu, është e nevojshme që gurë të tillë duhen zgjedhur dhe sipas stinëve. Mbi të gjitha, çdo gurë do dukej ndryshe në verë apo dimër,

duke pasur shkëlqimin specifik në ditë me rreze të forta dielli apo kohë me dëborë.

Si duhen përshtatur ato

Gurët e çmuar apo xhevahirët si ndryshe quhen në gjuhën popullore janë dhuratat më të bukura që mund t’i bëhen një gruaje. Ajo do të ndihej e lumtur dhe e dëshiruar sidomos në ditë të veçanta.

Gurët të tillë me vlerë janë përcaktuar si mënyra më e drejtpërdrejtë për të vënë në pah individualitetin e saj.

Por çdo dhuratë e tillë duhet zgjedhur me shumë kujdes, duke pasur parasysh disa detaje. Kështu për të krijuar përshtatje duhet pasur parasysh veshja, mosha, ngjyra e lëkurës, apo sytë.

Janë elementë të rëndësishëm që në përzgjedhje dhuratash me vlerë nuk duhen neglizhuar.

Respektoni stilin që ka

Megjithatë në zgjedhjen që do të bënit duhet të merrni parasysh shijen individuale që ka gruaja apo e dashura juaj. Nëse shihni me vëmendje se çfarë ka vendosur,

çfarë lloj gurësh preferon do të kuptoni dhe shijen apo stilin e saj. Ndaj për ju meshkuj mbetet detyrë të qëndroni pranë saj për të lexuar dëshirat që ajo ka. Nëse ajo mban një unazë me gurët safirë, vëthë me gurë të njëjtë do ishin fantastikë si dhuratë për të.