Ekspozimi në rrezet e diellit kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares

Këtë e konfirmon edhe një studim i fundit suedez i botuar në revistën “Journal of Internal Medicine”, i realizuar me anë të vrojtimit të 30,000 grave.

Sipas së cilit gratë që janë ekspozuar më shumë të rrezet e dielli, kanë një rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanë një jetëgjatësi më të madhe, deri në 2 vjet.

Risia e studimit është se ekspozimi në rrezet e diell kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares, kjo sepse ai që qëndron më shumë në diell, prodhon me shumë vitaminë D.

Sipas këtij studimi, vitamina D nuk është e vetmja substancë pozitive që prodhohet nga lëkura pas ekspozimit në diell. Qelizat e lëkurës prodhojnë dhe beta endorfine, që janë përgjegjëse në sistemin tonë, për ndjesinë e kënaqësisë.

Lëkura kur stimulohet nga dielli, lëshon dhe dioksid nitrik, i cili është në gjendje që të ulë presionin e gjakut.

Por ka dhe një anë tjetër. Nëse ekspozimi në diell është i tepërt ky fakt sjell plakje të lëkurës dhe rrezik për kancer të lë kurës, andaj duhet të keni kujdes.