Qëndroni 2 metra larg. Dhe, ndërsa qëndroni në këtë distancë, vini një maskë për fytyrën.

“Studimi më gjithëpërfshirës deri më tani” zbuloi se distancimi social dhe ndoshta përdorimi i një maske ishin mënyrat më të mira për të parandaluar transmetimin e koronavirusit.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Lancet, zbuloi se njerëzit duhet të qëndrojnë të paktën tre metra larg – dhe më shumë nëse është e mundur.

Rishikimi i studimeve të ndryshme të publikuara, të paguara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kishte tre gjetje kryesore:

Distanca sociale: Mundësia e transmetimit në një distancë më të vogël se 1 metër ishte 12.8%, ndërsa ajo ra në 2.6% në një distancë prej më shumë se 1 metër. Distanca prej 2 metrash mund të ishte edhe më efektive.

Maska për fytyrën: Mundësia e transmetimit pa maskë për fytyrën ose respirator ishte 17.4%, ndërsa ajo ra në 3.1% kur përdorje një maskë.

Mbrojtja e syve: Mundësia e transmetimit pa mbrojtje të syve ishte 16%, krahasuar me 5.5% duke përdorur një mburojë për fytyrën, syze ose diçka të ngjashme./CNN