Ditët trendy për meshkujt

2018-03-01T13:12:57+00:0029 Shkurt, 2012 15:15|Kategoritë: Jetë, Stil & Design|

Duket se moda e këtij sezoni do të jetë plot larmi për meshkujt. Por mbizotërojnë veshjet trendy mes bluzeve dhe pantallonave të  lirshme,

xhaketave që variojnë në ngjyra, si dhe shajeve që duhen vendosur patjetër. Ja se çfarë ofrohet më tepër

Shajet, aksesori që duhet

Veshjeve trendy me xhaketa dhe pantallona të lirshme u shtohen dhe shajet që vijnë të lidhur në formë shumë sportive, por që në material janë më se të rafinuara.

Një aksesor i veçantë ky që nuk i largohet stilit dimëror. Shaje me ngjyra, të bollshëm dhe shumë të hollë. Kjo pranverë është vërtet e rafinuar për meshkujt, të cilët do të kenë mundësira të pafundme për t’u veshur me stil e për t’u dukur praktikë dhe trendy.

Xhaketat dominuese

Por ajo që do përcaktonte trendin e këtij sezoni mbeten padiskutim xhaketat. Në çdo veshje nëse vini re me kujdes ajo që sugjerojnë emrat e mëdhenj të modës janë gjithmonë xhaketat.

Kësaj radhe ato vijnë mes klasikes dhe sportives, një ndërthurje në dizenjimin e modelit. Përveç kësaj, ato janë dhe të ngjyrave të ndryshme e të guximshme si jeshile, portokalli, e bardhë apo blu.

Me shumë të drejtë, mund të themi që kjo pranverë është vërtet trendy për meshkujt.

Rehat dhe bukur

Moda që do të shoqërojë meshkujt këtë sezon duket se do të jetë ajo e të qenurit sa më rehat dhe të dukurit bukur. Dhe në fakt, po të vihen re modelet e fundit të veshjeve do të spikasnin pantallonat e lëshuara të ngjyrave të ndryshme.

Bluza pambuku si gri, e bardhë e zezë apo dhe bezhë. Janë ngjyra të ngrohta dhe lehtësisht të kombinueshme. Preferohen këmishat gjithashtu, ndërsa xhinset nuk është e thënë të vishen çdo ditë. Trikot janë të lehta dhe shumë prej tyre kanë modelin pak më të gjatë.

Por të gjitha kombinimet janë ndryshe nga vitet e tjera, duke i lënë shumë hapsirë zgjedhjes së larmishme të ngjyrave.