Sa vjen e po shtohet numri i shteteve të Europës që kanë hequr kufizimet në udhëtime për shtetasit Shqiptarë.

Tirana International Airport njoftoi se nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Më herët gjatë ditës së sotme Spanja hoqi kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria.

Ka arritur në gjashtë numri i shteteve në Europë që kanë hequr kushtet për testin, apo vërtetimin e vaksinimit.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë:

-Spanja

-Austria

-Hollanda

-Belgjika

-Zvicra

-Çekia.