Truri është një organ i uritur, qelizat e tij kërkojnë dy herë më shumë energji se çdo organ tjetër i trupit. Në mënyrë që ai të funksionojë mirë, ky nivel energjie duhet të mbahet mjaftueshëm i lartë, në mënyrë që të mos shkaktojë stres mendor dhe lodhje, ndaj ushqimi që i japim atij është i rëndësishëm.

Mëngjesi

Nuk është sekret që është vakti më i rëndësishëm i ditës. Kafeja në mengjes duket si një ide e mirë. Ajo ushqen trurin për disa arsye. Së pari, kafeina rrit kapacitetin për punë fizike dhe mendore. Sheqeri gjithashtu luan pjesë në kafenë e mëngjesit, por për një kohë të shkurtër. Ajo që na duhet për herët në mengjes janë disa karbohidrate komplekse. Frutat janë një burim i shkëlqyer, që kanë efekt më të gjatë, për shkak se trupi i asimilon më ngadalë duke lëshuar glukozë, që ushqen trurin me kalimin e kohës. Ushtrimet mendore ulin nivelin e glukozës, kështu që disa fruta janë një burim shumë i mirë energjie që do të mbajnë trurin gjallë gjatë gjithë ditës. Frutat e lëngshme kanë pak kalori dhe mund të konsumohen përgjatë gjithë ditës. Më vonë në mëngjes, ndonjë ushqim me më shumë proteina, si drithërat, apo një tost do t’i jepnin energji trurit.

Dreka

Zarzavatet janë po aq të mira sa frutat. Niveli i glukozës ndryshon pas gatimit të tyre, kështu që do ishte mirë të kombinohej dhe me ndonjë sallaë dhe të konsumohej ndonjë vezë. E verdha e vezës është një burim kryesor ushqimi ndaj trurit, që shpejton dërgimin e sinjaleve në qelizat e tij. Një drekë e bollshme është më e mirë se një darkë e madhe; përdoreni kohën pas pune që të pushoni dhe hani lehtshëm. Peshku është i pasur me acide Omega-3, që ndikojnë në qelizat e trurit, duke ndikuar pozitivisht në balancën emocionale. Dhe tashmë e dini, qëndroni larg nga ushqimet e pashëndetshme.
Të hash një kos pas dreke ndihmon gjithashtu të prodhohen neurotransmetues, që përmirësojnë sinjalin mes neuroneve.

Pijet

Është e rëndësishme gjithashtu që përveç ushqimit të jesh i hidratuar. Të paktën 1 litër ujë në ditë redukton hormonet e stresit. Të pish çaj dekafeinato, si çaji jeshil, lehtëson trurin dhe dërgon sinjale pozitive në tru. Konsumi i moderuar i alkoolit rrit fluksin e gjakut dhe oksigjenit drejt trurit. Nuk shkaktohet një përmirësim i menjëhershëm, ndaj mos u përpiqni të bindni shefin tuaj se të pish përpara pune do të përmirësojë fluksin e punës.

KUJDES!

Moderimi është kyç. Kjo do të thotë se asgjë nuk është e keqe nëse ju e bëni në mënyrë të moderuar, kështu që nuk do të ketë nevojë për ndryshime të mëdha në dietën tuaj. Ajo që duhet të kuptoni është nëse në dietën tuaj mungojnë ushqime që stimulojnë mendjen dhe rrisin produktivitetin. Në rast se ndiheni i plogësht në mëngjes, ka pa diskutim hapësirë për përmirësim. Rrisni fuqinë e trurit duke konsumuar më shumë ushqime që e mbajnë nivelin e tij të lartë. Frutat janë të lira, ndaj mbajini atë pranë tryezës së punës.

/FORBES