Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe shkaktojnë dhimbje kyçesh si dhe artrit. Pra, marrja e dozës ditore të vitaminës C nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat. Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës. Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.