Qershitë, boronicat apo luleshtrydhet mund të shoqërohen dhe me sallata

Sallatat janë ushqimet më të mira dhe të preferuara në këtë periudhë. Njerëzit i duan sallatat sepse jo vetëm që janë të shëndetshme dhe të ushqyeshme por ato eliminojnë dhe dhjamin e tepërt, sidomos në pjesën e barkut. Por ato do të ishin jo të shijshme dhe aq të shëndetshme nëse nuk do të shoqëroheshin me fruta apo perime. Kombinimi i tyre do të bënte të mundur përhapjen e vitaminave si A, C, B6, B3, kalcium, bakër, zink apo hekur në trupin tonë. Ja disa prej perimeve dhe frutave që duhen konsumuar në verë.

 

Qershitë

Qershitë janë frutat më të pëlqyera të pranverës. Por përveçse vetëm ato mund të përdoren dhe në sallatë. E bëjnë atë më të shijshme, dhe ndihmojnë në çlirimin e muskujve. Sugjerohen sidomos për ata njerëz që vrapojnë dhe ecin shumë. Qershitë përmbajnë vitamina A dhe C. Ndihmojnë po ashtu në luftën kundër kancerit, lehtësojnë dhembjen e kokës si dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Fiqtë

Fiqtë mund të hahen si fruta më vetë por tashmë mund të kombinohen dhe në sallata me perime dhe fruta të tjera. Është një frutë i pasur në minerale dhe kontrollon mirë hipertensionin dhe presionin e lartë të gjakut. Ndihmon në rënien e peshës dhe është i sugjerueshëm për ata që vuajnë nga kanceri i gjirit apo diabeti.

 

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë kokrrat e kuqe më të veçanta jo vetëm për ngjyrën e tyre por dhe shijen. Këto kokrra të kuqe janë të popullarizuara sidomos në pranverë pasi kanë dhe sezonin e tyre. Janë antioksidantë të mirë dhe forcojnë imunitetin. Parandalojnë leuçeminë dhe tumoret.

 

Boronicat

Boronicat përbëhen nga vitamina A, B dhe C. Ato përbëhen dhe nga kaliumi dhe magneziumi, që mundësojnë reduktimin e kolesterolit në gjak si dhe dhjamin në trup. Gjithashtu zvogëlon nivelin e sodiumit në organizëm, duke parandaluar në mënyrë të veçantë sëmundje si diabeti apo ato të lidhura me zemrën.