Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, ka fituar famë si protagonist i shumë filmave dhe miniserialeve. Ai nuk është komentuar vetëm për talentin e një aktori që ka spikatur në kinemanë italiane, por sidomos për imazhin e një seks simboli. Cili është Garko në jetën reale, si është komentuar prej medias? Jeta prej beqari dhe historitë me shumë prej aktoreve të njohura italiane

 

Emri i tij i vërtetë është Dario Gabriel Oliverio dhe pse në kinema njihet si Gabriel Garko. Ka preferuar të zgjedhë mbiemrin e nënës së tij për ta përdorur në art. Karriera e tij ka nisur në vitin 1990, pasi fitoi çmimin si “Mister” djali më i bukur në Torino. Në vitin 1996 së bashku me Sonia Grey luajnë në “Una donna in fuga” e më pas në “Angelo nero”. Në vijim Garko preferon të jetë protagonist në telenovelën e famshme të Rete 4, “La signora della città” me regji të Beppe Cino.  Filma të tjerë ku suksesi i aktorit është arritur jo vetëm nga talenti i një artisti të lindur, por dhe prej bukurisë fizike, vihet re në filmat si “Il morso del serpente” në 1999, “Villa Ada”  në vitin 2000, apo i njohuri “Il bello delle donne”.

Në vitin 2006 ai ka qenë protagonist i disa miniserive të tjera, tepër të ndjekura në Itali por dhe më gjerë. “L’onore e il rispetto”, i njohur si “Nder dhe respekt”, është një ndër filmat ku Garko zbulon personalitetin e një burri jo vetëm të lënduar, por të aftë të sakrifikojë lumturinë personale për të vendosur drejtësi.

Gabriel Garko është cilësuar si një nga aktorët më seksi në Itali. Është 36 vjeç dhe ende nuk ka gjetur dashurinë e vërtetë. Megjithatë është aktori që ka pasur disa lidhje me aktore të njohura italiane, me të cilat ka interpretuar në role të ndryshme. Me aktoren Manuela Arcuri ai pranon të ketë pasur një flirt të vogël, ndërsa me aktoret Eva Grimaldi dhe Serena Autieri ka pasur lidhje të vërteta. Ashtu sikurse me Laura Torrisin, të cilën e kemi parë të luajë në “Nder dhe respekt”.

Momentalisht seks simboli italian është në kërkim të dashurisë, pse jo dhe të martesës. Ëndërron të bëhet baba e të shohë filma vizatimorë, sikurse bën në kohën e lirë.

 

Intervista

Vanity Fair”, Sabrina Ferilli ka thënë se jeni një ndër personat më antipatikë që ka njohur. Çfarë keni katandisur?

Kush nuk e njeh ndjeshmërinë time mendon se jam mendjemadh. Por kur më njohin nga afër shohin anën tjetër dhe ndryshojnë mendim. Mendoj se dhe me Sabrinën ka ndodhur e njëjta gjë. Tashmë e kemi thyer akullin dhe jemi miq të mirë.

Përfshirë këtu dhe skenat e seksit?
Ndodhi vetëm njëherë, dhe bënim shaka gjatë gjithë kohës. Pastaj në botën e filmit e në xhirime ka më tepër sensualitet. Kështu ndodh gjithmonë.

Keni pasur disa lidhje me aktoret me të cilat keni interpretuar si Eva Grimaldi apo Serena Autieri. Por para pak kohësh ishit i lidhur me një grua më të madhe se ju, e për më tepër nuk vinte nga bota e spektaklit. Kush ishte?

Quhej Sara dhe ishte inxhiniere. Por do të preferoja të mos flisja shumë për gjërat e mia private: ajo që mund të shkruhet mund të shkaktojë ndjesi jo shumë të bukura për këtë histori e cila ka përfunduar.

Jeni për bashkëjetesë?
Jam rritur në një familje të madhe, kam tre motra të cilat janë kujdesur gjithmonë për mua si vëllai i vetëm. Por më pëlqen të rri vetëm, sepse ndiej që kam nevojë për pak qetësi. Pastaj jam dhe një person që më lëviz shpejt gjendja e humorit, gjë që jo çdo kush do më duronte. Pa marrë parasysh fatin që kur kthehem nga puna, kam nevojë të relaksohem totalisht: ëndërroj të rri vetëm në paqe e të shoh ndonjë film vizatimor për fëmijë.

Filmat vizatimorë janë perfektë për t’u parë me një fëmijë pranë. Keni pasur ndonjëherë dëshirë?
Kam pasur shumë dëshirë kur lindi nipi im, që tani është dy vjeç. Po ta mendosh në mënyrë racionale, nuk është asnjëherë momenti i duhur për fëmijë, sidomos në faza të tilla që po përjetoj, ku më duhet të vrapoj pas punës dhe impenjimeve në karrierë, të cilën e shoh si prioritare. Por nëse ndodh do e prisja me shumë lumturi.

Sot mendoni se është vështirë të kesh fëmijë, në sensin që gjasat për të ndodhur papritur janë të rralla.

Jo, nuk është e vërtetë. Më ka ndodhur dhe mua, vetëm se atëherë isha tepër i vogël për të pasur një fëmijë. Isha vetëm 16 vjeç: vendosëm të mos e mbanim.

Kanë kaluar shumë vite: mendoni ndonjëherë për atë fëmijë?
Nëse do të ishte tani, do kisha pranë vetes një shok të moshës 20 vjeç. Pse jo, ideja më duket e bukur.

Mendoni se keni arritur pjekurinë e duhur për t’u martuar?
Për momentin nuk po e mendoj, por me tipin që kam, mund të martohem edhe nesër. Nuk është se kam frikë nga historitë që zgjasin.

Edhe pse ju pëlqejnë çmenduritë: është e vërtetë se keni bërë seks në borë?
E kush nuk e ka bërë? Edhe në një parkim makinash madje.

Në filmin Peccato e la vergogna”( “Mëkat dhe turp”) ju jeni një fashist i obsesionuar nga Manuela Arcuri. Është e vërtetë që mes jush ka pasur një romancë?
Po, një flirt ka pasur.

Në një intervistë të dhënë për Vanity Fair” Arcuri ka thënë se meshkujt me të herën e parë bëjnë gjithmonë të vështirët.
Vërtet? Me aq sa kujtoj unë nuk është absolutisht e vërtetë.

Ka pasur thashetheme për ju që keni tendenca biseksuale.
Nuk është e vërtetë, por do të isha shqetësuar nëse nuk do të më kishin thënë diçka të ngjashme. Fama e vërtetë i kërkon përcaktime të tilla. Ndryshe nuk je aq i famshëm.

 

 

“Karriera, për momentin gjithçka”

Pasi është ndarë nga Sara, gruaja me të cilën kishte një lidhje të gjatë, inxhinierja që nuk kishte aspak lidhje me botën e televizionit, Gabriel Garko është përqendruar vetëm në karrierën e tij. Megjithatë është në kërkim të gruas ideale e cila duhet të jetë e bukur jo vetëm fizikisht, por mbi të gjitha në shpirt. 36 vjeçari torinez ka deklaruar se ka pasur raste që ka vuajtur për dashurinë. “Po, kam vuajtur, madje ka pasur raste që kam qenë shumë keq. Tashmë energjitë e mia janë përqendruar vetëm në karrierë”.