Një sondazh i ri, i kryer nga Ipsos për llogari të World Economic Forum, tregon se më shumë se gjysma (54%) e të rriturve në punë kanë frikë se do të humbin punën në 12 muajt e ardhshëm.

Megjithatë, ky numër është më i ulët se ai i punonjësve që mendojnë se punëdhënësit do t’i ndihmojnë të rikualifikohen në punën aktuale për punës e së ardhmes. (67%)

Madhësia e hendekut midis optimizmit mbi rikualifikimin dhe pesimizmin për humbjen e vendit të punës varet se ku jetoni. Kriza e COVID-19 ka përshpejtuar trendin drejt automatizimit dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Shumë vende pune do të mbyllen, por ndërkohë po lindin profesione të tjera, që kërkojnë aftësi të ndryshme.

Paralelisht, qeveritë po vlerësojnë implikimet, në afatin e gjatë, për tregun e punës në ruajtjen, tërheqjen, ose vijimin pjesërisht, të mbështetjes së fortë ndaj krizës që po u japin sipërmarrjeve për mbulimin e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës. Rezultati është një treg pune i paqëndrueshëm dhe perspektiva të paqarta për 2021.

 

Frika e humbjes së punës

Në sondazhin, me një kampion prej 12.000 të rriturish të punësuar, në 27 vende, 54% u përgjigjën se janë “të shqetësuar”; 17% “shumë të shqetësuar” dhe 37% “pak të shqetësuar” për humbjen e vendit të punës.
Shqetësimi për humbjen e vendit të punës në 12 muajt e ardhshëm varion nga 75% në Rusi, 73% në Spanjë, dhe 71% në Malajzi, në vetëm 26% në Gjermani, 30% në Suedi dhe 36% në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Perspektiva për trajnim

Sondazhi gjeti gjithashtu se dy e treta e të rriturve të punësuar thanë se ata do të mësonin dhe zhvillonin aftësitë e nevojshme për punën e së ardhmes nëpërmjet punëdhënësit aktual: 23% “është shumë i aftë” ta bëjë këtë dhe 44% “pak i aftë”.

Në të 27 vendet, aftësia e perceptuar për të mësuar dhe për të zhvilluar këto aftësi në punë është më e përhapur në Spanjë (86%), Peru (84%) dhe Meksikë (83%) dhe më pak e zakonshme në Japoni (45%), Suedi (46%) dhe Rusi (48%).

 

Nga pesimizmi i humbjes së punës te optimizmi i mësimit të aftësive të reja

Numri i vendeve, ku njerëzit mund të mësojnë aftësi të reja, është më i lartë se ai ku njerëzit janë të shqetësuar për humbjen e punës, duke shënuar përqindje më të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani (40 pikë përqindje).
Në të kundërt, shqetësimi për humbjen e vendit të punës është më i përhapur se aftësia e perceptuar për të mësuar kompetenca të reja në Rusi (28 pikë përqindje) dhe disi më pak në Malajzi, Poloni, Japoni, Turqi dhe në Korenë e Jugut.

* Gayle Markovitz, Editor, World Economic Forum
Burimi: World Economic Forum