Pa një model demokratik qeverisje, Shqipëria nuk mund të zhvillohet, shqiptari nuk mund të ketë dinjitet!/ Artan Fuga në Facebook

2018-08-08T10:11:33+00:008 Gusht, 2018 9:31|Kategoritë: Kuvendim, Opinion|

Artan Fuga

Idetë mbesin, individët vijnë dhe ikin!
Unë vazhdoj të mbështes me gëzim dhe haré, krejt i lumtur, çdo të ri ose të re, çdo të lirë ose të burgosur, çdo fajtor, ose mëkatar, apo ëngjëll të virgjër, çdo emigrant ose fermer, çdo këngëtar ose balerin, çdo burrë dhe çdo grua, çdo fëmijë të rritur dhe çdo të rritur fëmijë, çdo të aftë dhe çdo të paaftë, çdo zdrukthtar ose bojaxhi, çdo lopçar ose çdo shitës bananesh, çdo të sinqertë dhe çdo hipokrit, çdo fjalëpakët dhe punë shumë, si edhe çdo punëpak dhe fjalëlumë, këdo pra, që angazhohet për një Republikë të Re, me ose pa x, y, z, me ose pa këdo, me ose pa mua, unë kam 20 vjet që e propagandoj, dhe do të vazhdoj ta propagandoj edhe 150 vjet të tjera!
Idetë mbesin, individët nuk janë veçse mjete për t’i çuar përpara ato. Ka që ecin, ka që mbesin!
Shqiptarët kurrë nuk do të gjejnë paqe, begati dhe dinjitet me këtë model qeverisjeje pa ndarje pushtetesh,
ku partitë uzuropojnë shtetin,
ku nëpunësi është militant,
ku studentit i japin dogma për të mësuar dhe një paçavure letre në xhep duke e rrjepur nga lekët,
ku teknicieni i aftë shkelet me këmbë në emër të servilit që leh dhe lëpin, punonjës i paguar si skllav pa të drejta në punë,
ku kryetari i çdo qeverie në këto tre dekada është shumë më i fortë se çdo diktator i kaluar sepse është edhe emëruesi i Presidentit, edhe kryetar partie, edhe kryetar kuvendi, edhe kryetar territori, edhe drejton politikisht edhe ekonominë edhe shkencën, edhe arsimin, edhe shëndetësinë, si fabrikë vdekjeje,
ku prona u vidhet me ligje paçavure trashëgimtarëve të ligjshëm dhe i jepet kujtdo që i lëpihet pushtetit ose ndan fitime me pushtetarë,
me pensionistë me rroba të palara e pahekurosura, të përdorura,
me gjyqtarë që pasi kanë fituar miliarda, zëvendësohen përsëri nga të tjerë që emërohen përsëri politikisht,
ku avokatët gjoja emërojnë prokurorët,
ku noterët gjoja emërojnë gjykatësit,
ku mësuesit pa diploma të fakulteve gjoja të jurisprudencës gjykojnë gjyqtarët,
ku derrit i thuhet dajë,
dhe dajës i thuhet bir kurve,
me gra veshur me tuta nga varfëria ku padrejtësisht i kanë zhytur, ku pasuritë kombëtare i kanë vjedhur, tharë zhdukur,
i izoluar nga Europa dhe nga Perëndimi,
pa libra, drama, kulturë popullore, pa teatro, filma dhe me propagandë 24 orëshe,
pa një sistem politik modern, demokratik, sikurse në vendet e përparuara me demokraci të pjekur, që edhe atje po e përpunojnë sërish,
përndryshe pas çdo dështimi të madh do të mbesim skllevër, leckamanë dhe e shumta derra me bark të nginjur nga copa buke të thara.
Ajo që mungon do të vijë!

Burimi: Artan Fuga Facebook  https://www.facebook.com/Artan-Fuga-27892188595/