Është një mrekulli e mjekësisë moderne që shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin disa vaksina të suksesshme kundër Covid-19, një virus që nuk ishte në radarët e tyre një vit më parë.

Sipas një gjurmuesi të zhvilluar nga OurWorldInData, tre vende kanë vaksinuar një pjesë më të lartë të popullsisë së tyre sesa pjesa tjetër e botës janë: Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejn.

Cili është sekreti i tyre?

Së pari, duhet patur parasysh që këto tre shtete janë vende me popullsi prej 1.5 deri në 9.3 milionë njerëz. Për Izraelin dhe pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat po përdorin vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, kjo është një ndihmë e logjistikës: Meqenëse dozat e vaksinës duhet të ruhen në -70 deri -80 gradë Celsius, distancat e shkurtra janë thelbësore për të parandaluar prishjen gjatë tranzitit. Ndërsa Abu Dhabi dhe Bahrejn po përdorin vaksinën e zhvilluar nga Sinopharm të Kinës.

Së dyti, sistemet universale të kujdesit shëndetësor të vendeve po ndihmojnë gjithashtu që njerëzit të vaksinohen shpejt, thotë Tinglong Dai, një profesor i Universitetit Johns Hopkins, sepse “e bën më të lehtë përputhjen e furnizimit [të vaksinave] dhe kërkesës”.

Të dhënat e kujdesit shëndetësor janë të centralizuara dhe të dixhitalizuara në mënyrë efektive, kështu që qytetarët mund të hyjnë në një aplikacion ose të telefonojnë në një linjë telefonike dhe të vendosin një takim të menjëhershëm për të marrë një dozë nëse janë të kualifikuar.

Në Izrael, çdo qytetar duhet të jetë pjesë e një prej katër fondeve kryesore të sigurimeve shëndetësore, të quajtura HMO. Këto fonde janë stimuluar për të konkurruar me njëri-tjetrin për pacientët në mënyrë që të marrin më shumë fonde nga qeveria. Dhe izraelitët mund të ndërrojnë anëtarësimet e tyre në HMO çdo gjashtë muaj nëse nuk janë të kënaqur, kështu që fondet bëjnë përpjekje të vazhdueshme “që anëtarët e tyre të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur”, shpjegon Dai.

Së treti, autoritetet mjekësore në të tre vendet miratuan vaksinën më herët.

Bahrejni ishte vendi i dytë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer / BioNTech, gjithashtu ai miratoi vaksinën Sinopharm në nëntor. Izraeli ishte i treti që miratoi vaksinën e Moderna më 5 janar dhe ai ka siguruar tashmë 6 milion doza të saj. Izraeli filloi të testonte transportimin dhe shpërndarjen e vaksinës më 9 dhjetor dhe filloi shpërndarjen e vaksinave në 19 dhjetor, më shumë se një javë para Bashkimit Europian.

Administrimi i vaksinave në botë

Sipas të dhënave të përpunuara nga Bloomberg, më shumë se 35 milionë doza në 49 vende janë administruar.

Në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë shpërndarë 11.9 milionë doza, ku të paktën 1.46 milionë njerëz kanë përfunduar regjimin e vaksinimit me dy doza. Shpërndarja nuk arriti në parashikimet federale ndërsa vaksinimet vazhdojnë në mënyrë të pabarabartë në të gjithë shtetet.  Në SHBA, janë administruar 3.61 doza për çdo 100 persona dhe 38.8% e injektimeve të shpërndara në shtete janë administruar.

Listën vijon ta kryesojë Izraeli, me 23.87 doza për 100 banorë. Emiratet e Bashkuara me 14.21 doza, e ndjekur nga Bahrejni, me 7.38 doza për 100 mijë banorë.

Britania administron 5.01 doza për 100 banorë, ndërsa në total ka në administrim 2.4 milion doza./Bloomberg & Quartz

Përpunuar nga Bloomberg