Është këngëtari më i suksesshëm e milarder falë hip hopit. Ka arritur të krijojë biznes me hitet dhe krijimet e tij të mrekullueshme. Jay Z është 43 vjeçari i cili nuk do të hiqte dorë nga muzika sepse është pasioni që e ka bërë të dashurojë artin dhe jetën. Por nëse bëhet fjalë për familjen ai do të bënte çdo sakrificë. Dhe ato janë dy dashuritë e tjera, Beyonce dhe vajza e tij e vogël Ivy Carter.

Shawn Corey Carter ka lindur në 4 dhjetor në vitin 1969 në Brooklyn, New York, Shba. Por ai njihet ndryshe si Jay Z, këngëtari i famshëm i hip hopit. I rritur në Brooklyn, Carter ishte një shokë shkolle i Notorious B.I.G. Albumet e para të lançuara prej tij kanë qenë në vitet e vona të 1980-ës. Në vitet 1990 ai lançoi hitet e para, si “The Originators”, “Original Flavor” si dhe hitin “In My Lifetime”. Që prej asaj kohe Jay Z ka prodhuar muzikë cilësore duke krijuar edhe studiot e tij në bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Ai ka bërë hite edhe për këngëtare të hip hopit si Rihanna me hitin “Umbrella”, apo me Alicia Keys “Empire State of Mind”. Por nuk mund të harrohen hitet e mrekullueshme hip hop që ka bërë me Beyonce që tashmë është edhe bashkëshortja e tij si “Bonnie and Clyde” apo “Dejavu”. Beyonce dhe Jay Z kanë një histori të gjatë dashurie dhe së bashkë i ka lidhur dhe muzika. Ai ka kompozuar shumë këngë për të duke e bërë një nga divat e muzikës e duke e mbështetur në çdo hap të karrierës. Këtë vit ata sollën në jetë vajzën e tyre Ivy Carter e cila mesa duket i ka shkëputur disi nga biznesi i muzikës. Një biznes që Jay Z ka vite që e ka krijuar e që më te drejtë në Amerikë njihet si raperi miliarder

Intervista

Tashmë ju mund të quheni një biznesmen i muzikës. Si ia ke arritur deri këtu?

Muzika ka qenë pasion për mua që i vogël. Jam rritur me të. Jam rritur duke krijuar, është në gjakun dhe shpirtin tim. Nuk e quaj veten një biznesmen por një njeri që di të krijojë biznes. Sepse nga albumet e shitura kam krijuar vërtet biznes. Por muzikën nuk e kam bërë asnjëherë për para. Ato kanë ardhur nga suksesi që kam pasur prej saj.

Mendoni se do të lodheni një ditë nga kjo gjendje, domethënë para muzikë apo muzikë para?

Jo, nuk e besoj. E kush është ai që nuk i do paratë, qesh. Një milion dollarë, dy, tre, katër do luftoj deri sa të jem djali i njëqind milion dollarëve. Jeta që bëj më ka frymëzuar të bëj hite dhe bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenj.

Midis një jetë të qetë dhe asaj të pasur e aktive kë do të zgjidhnit?

Sigurisht një jetë të pasur me shumë zhurmë, aktivitete, shumë hip hop, muzikë të pastër të zezë. Nuk do bëja dot një jetë të përgjumur. Nuk jam natyre e tillë. Dhe më pëlqen të luftoj për gjërat.

Si do ta përkufizonit hip –hopin që bëni?

Hip hopi aktualisht është bërë shumë komercial. Nuk është më si ka qenë dikur. Por të duhen ato para dhe duhet të bëhesh një biznesmen në muzikë. Por të duhet shumë punë edhe në këtë rast. Të bësh këngë cilësore në hip hop është më e vështirë se në çdo rrymë tjetër muzikore.

Çfarë mendon se i ke shtuar kësaj muzike, që e bën atë menjëherë të dallueshme?

Besoj se kam sjellë diçka ndryshe, por them se hip hopi që unë bëj është edhe për rrugët është origjinal, ia pastër i paparpunuar. Ka shumë energji në këngët e mia, rritëm që shpesh vjen i kombinuar me tinguj të këngëve të fuqishme pop. Këtu qëndron dhe ndryshimi mes muzikës që unë bëj dhe hip hopit që aktualisht është në treg.

Mendon se ke bërë shumë gabime në jetë?

Të gjithë bëjmë gabime. Ndaj dhe jam këngëtar dhe producent hip hopi, (qesh). Është mënyra për të kuptuar lumturinë dhe jetën e vërtetë. Megjithatë e rëndësishme është që i kam kuptuar dhe kam marrë njohuritë e mjaftueshme për të reflektuar mbi to. Morali që do të nxirrja prej tyre është: mëso nga gabimet dhe mos u dorëzo kurrë.

Keni frikë nga vdekja?

Nuk kam frikë nga vdekja. Kam frikë nga të mos provuarit e gjërave. Stepja do të më frikësonte më tepër.

Cili është sekreti i suksesit tuaj?

Suksesi është një fjalë e thjeshtë për t’u thënë por është një rrugë e gjatë për t’u përshkuar. Deri tani kam ecur shumë e kam punuar fort. Që I vogël jam marrë me punë dhe nuk do rrija dot pa punuar. Suksesi do vërtet sakrificë dhe vullnet, ai nuk arrihet kollaj. Unë mund t’ju them disa sekrete por sërish nuk do të mjaftonin. Punë, punë dhe vetëm punë ky është çelësi i sekretit tim. Dhe të besosh në energjinë tënde të brendshme.

Le të flasim pak për Beyoncen dhe vajzën tuaj të vogël. Si po ecin gjërat në familjen e vogël?

Oh, jam shumë i lumtur. Unë dhe Beyonce më në fund arritëm ëndrrën tonë. Për shkak të koncerteve dhe impenjimeve të mëdha kishim harruar të jetonim jetën personale dhe atë familjare e cila është e mrekullueshme. Për Beyoncen ndihem shumë i lumtur e i dashuruar. Jam me fat që kam një grua të bukur, një yll botëror dhe një nënë për vajzën time. Kemi punuar të dy bashkë që të shijojmë këtë moment tani, me vajzën tonë.

Je më i lidhur më Beyoncen apo vajzën e vogël tani që ajo ka radhur në jetën tuaj?

Për mua të dyja janë të shtrenjta nuk i ndaj dot. Tani me vajzën kam filluar të rri më shumë. Madje kam kohë që shumë projekte i kam lënë

përgjysmë për të ndenjur me të.

Çfarë pëlqen Beyonce më shumë te ty?

Fakti që jam i përkushtuar dhe shumë besnik. Ne kemi një lidhje shumë të gjatë së bashku jo vetëm në dashuri por dhe muzikë. Ajo na ka lidhur për një kohë të gjatë.

Cili është kujdesi më i madh që ke treguar deri tani për vajzën tuaj?

Kujdesem për të gjatë gjithë kohës kur jam pranë saj. Ndodh që i ndërroj edhe pelenat dhe nuk më vjen turp. Jam krenar që u bëra baba e jetoj në ditë të bukura