Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, ekspertët kanë thënë se sa e rëndësishme është të arrihet një nivel i imunitetit të tufës. Por tani disa thonë se imuniteti i plotë i tufës mund të mos jetë i nevojshëm që jeta t’i rikthehet normalitetit të saj.

Imuniteti i tufës, ose siç e quajnë disa ekspertë tani, imuniteti i “popullatës” ose “komunitetit”, është kur pjesa më e madhe e popullsisë është imune ndaj një sëmundjeje të veçantë, qoftë përmes infektimit natyror apo vaksinimit.

Kur një popullatë arrin në këtë pikë, virusi nuk ka ku të shkojë, dhe sëmundja zbehet. Atëherë edhe njerëzit që nuk kanë imunitet individual janë të mbrojtur.

Për Covid-19, ekspertët mendojnë se numri magjik mund të jetë diku nga 70 deri në 90% që një popullatë të arrijë imunitetin ndaj virusit.

Bota është shumë larg arritjes së këtij niveli.

“Duke marrë parasysh se ku jemi sot, një gjë e tillë nuk mendohet të arrihet në një të ardhme të afërt”, u shpreh Lauren Ancel Meyers, drejtoreshë e Konsorciumit të Modelimit të Covid-19, në Universitetin e Teksasit në Austin.

Është një qëllim i mirë, tha Meyers, por ajo zgjidh një mori faktorësh të veçantë në këtë pandemi që sugjerojnë se shanset nuk janë në favor të saj:

  • Vaksinimi i kaq shumë njerëzve do të ishte gati i pamundur.
  • Ky virus i veçantë përhapet shumë shpejt.
  • Variantet më ngjitëse kërcënojnë t’i bëjnë vaksinat më pak të efektshme.
  • Ka vende të tëra në SH.B.A. që kanë vaksinuar një numër shumë të ulët të banorëve.
  • Ka çështje të aksesit ndaj vaksinave dhe çështje të barazisë.
  • Fëmijët ende nuk janë vaksinuar.
  • Rreth një e katërta e popullsisë heziton ose nuk dëshiron të vaksinohet./CNN