Jeta e përditshme është shndërruar për qindra miliona njerëz anembanë botës, pasi pandemia e koronavirusit ka bllokuar shumë vende.

Levizjet janë të kufizuara. Kryesisht njerëzit bëjnë itinerarin deri në pazare, për të blerë ilaçe, apo shëtitje të shkurtër për ata që kanë kafshë shtëpiake.

Më me fat janë ata që kanë ballkone, në të cilën shfrytëzojnë maksimumin e ditës, si dhe kanë mundësinë për të krijuar një lidhje me komunitetin. Fotografitë e mëposhte tregojnë sesi njerëzit janë duke e mbajtur shpirtin e tyre në karantinë.

Foto: Reuters. Një grua këndon nga ballkoni i saj në Romë

Fotoja e shkrepur në Broklin, Nju Jork

Indi, banorët në Ahmedabad duartrokasin për punonjësit e shëndetësisë

Njerëzit dalin në ballkonet e tyre për të ngritur moralin në Romë

Një burrë dhe qeni tij marrin pak ajër në Pragë, Republika Çeke

Banorët bëjnë gëzuar me një aperitiv në një distancë të sigurt në Bruksel, Belgjikë

Një trajnere personale kryen një klasë stërvitje nga ballkoni i saj në Romë

Palestra në qiell të hapur. Karantina nuk është justifikim për këtë peshëngritës në Erbil, Irak.

Burimi: WEF, fotografitë janë shkrepur nga Reuters.