Nisi gati si një rrëfim librash, martesa mes aktores së Hollywood-it Kelly Grace dhe Princit të Monaco-s, Ranieri. Prej tyre lindi një djalë, Princi Albert, trashëgimtar i fronit. Sot ai është ende beqar, megjithëse i ka kaluar 50 vitet dhe media vazhdon ta portretizojë si një playboy, për më tepër të afeksionuar pas Fashion Show. Por a është vërtet, ashtu siç shpresohej, Princi Albert, njeriu reformator?

Banorët e Monaco-s, kur nuk janë të zënë duke numëruar paratë e tyre, pyesin veten nëse trashëgimtari Princi Albert, do të martohet ndonjëherë dhe nëse do të ketë fëmijë nga kjo martesë. Por nëse pyetja e martesës mbetet akoma e hapur, pyetja për fëmijët ka ndryshuar.

32.000 banorët Monaco-s tani e dinë se Princi ka dy fëmijë, megjithëse jashtë martese. Ata nuk i çudit më asgjë rreth tij, përveç qetësisë që ai ka. Një gjë tani është e sigurtë: nuk do të jenë fëmijët e tij trashëgimtarë të linjës Grimaldi, nëse vetë Princi Albert nuk martohet në kishë me nënën e ndonjërit prej fëmijëve. Dhe kjo gjasë duket e largët.

Megjithatë vëzhguesit mbretëror ngelen me shpresën se ai më në fund do të gjejë një partnere. Çështë e vërteta ai ka pasur një jetë të pasur dashurore, kurrë nuk i kanë munguar femrat, por se martesa ngrihet si një barrierë e lartë para tij. Princi Albert gjithmonë ka thënë se ai e ka të përbashkët me babain e tij vizionin për të ardhmen e Monaco-s. Babi i tij, Princi Ranieri, ishte ishte mjaft i qartë kur shprehej vazhdimisht për rëndësinë e jetës familjare: “Fëmijët janë thelbësore për të ardhmen e Principatës sonë”, deklaronte ai.
Për vite të tëra, Princi Albert vendosmërisht ka këmbëngulur se akoma nuk kishte gjetur një grua të denjë dhe se ai do të martohej vetëm për dashuri. Në fakt, situata ndryshoi detyrimisht pas ndryshimit në Kushtetutë, e cila e bëri motrën e tij të madhe trashëgimtare të fronit dhe jo fëmijët e tij legjitimë.

Duke iu referuar të ardhmes së tij martesore, Princi, i cili kishte një numër të madh të dashurash, duke përfshirë supermodelen Claudia Schiffer, amerikanen Alicia Warlick dhe notaren jugafrikane Charlene Wittstock, ai kërkon që njerëzit të mos e paragjykojnë, por ta lënë të qetë. “Gruaja ime nuk dua që të luajë rolin tradicional, që zakonisht u atribohet bashkëshortëve mbretërore, por dua që ajo të lidhet ngushtë me punët e Principatës, nëse e dëshiron një gjë të tillë. Është e vërtetë se duhet të jetë më lehtë të ndash me një tjetër, jo vetëm punën, por edhe emocionet”.

“Goditjet shok” të Princit Albert

Në maj të 2005, jo shumë kohë pas vdekjes së babit të tij Rainieri, vëzhguesit mbretërorë morën një goditje shoku. Një stjuardesë nga Togo me emrin Nicole Coste, e cila kishte qenë shumë herë në shoqërinë e Princit, doli në publik me pohimin se prej pesë vitesh e lidhur me Princin dhe për më tepër ai ishte babai i djalit të saj, Alexander.

Me shfaqjen e kësaj deklarate, Princi vetëm mundi të thoshte se ai do ta trajtonte çështjen pas periudhës së zisë së babait të tij. Duke i qëndruar pohimit, disa ditë para kurorëzimit si monark i Monaco-s, më 12 korrik, Albert konfirmoi se ai “kishte fshehur një fëmijë”, duke pranuar publikisht Alexandre dhe duke premtuar se do të merrte përgjegjësitë e tij për këtë djalë. Fëmija nuk do të mbante emrin Grimaldi, dhe nuk do të ishte në linjë për fronin e Monaco-s. Megjithatë rregullat e Kushtetutës janë shumë të qarta në këtë argument. Aty thuhet se vetëm pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe legjitim mund të jenë trashëgimtarë.

Kur është fjala për fatin mbretëror, avokatët bëhen shumë të ndjeshëm. Kështu avokati i Princit Albert deklaroi se Alexandre do të ketë të njëjtat të drejta trashëgimore si fëmijët e tjerë të Princit, gjithmonë, nëse ai do të kishte fëmijë të tjerë. Në të vërtetë ky doli të ishte hamendësimi më i shpejtë nga sa publiku mund të ketë imagjinuar. Një vit më vonë Princi konfirmoi se ai ishte babai i një fëmijë të dytë, një vajze me emrin Jazmin Grace Rotolo.

Princi Albert e kishte takuar nënën e Jazimin, Tamara, në Cote d’Azur në korrik 1991, kur kamarierja kaliforniane kalonte pushimet me burrin e saj. Ajo ngeli menjëherë shtazanë dhe pas një kohe të shkurtër lindi trashëgimtari i Princit, por që as ky fëmijë nuk trashëgon dot emrin e Grimaldëve.

Sipas kushtetutës së re të Monaco-s vetëm fëmijët e lindur nga një martesë katolike duhet të aplikohen. Disa sundimtarë të mëparshëm të shtëpisë Grimaldi të Monaco-s, duke shkuar prapa mbi shtatë shekuj, nuk do ta kishin kaluar një test të tillë.

Testi që nuk kaluan “gratë” e tij

Dihet se Albert ka pasur rezultate në dashuri gjatë 30 viteve të fundit. Miqtë e tij tregojnë se të gjitha gratë dështuan për t’u martuar me të në një nga tre testet. Së pari, Princi Rainier nuk i miratoi. (Ky ishte fati i Nicole Coste, të cilën e dëbuan nga jeta e Princit menjëherë pasi u bë e njohur historia e tyre). Së dyti, Princi Albert nuk besoi asnjëherë se të dashurat e tij mund të përputheshin me aktoren e tij të dashur, nënën Princeshë, Grace Kelly. “Pak gra, është shprehur ai, mund të bëjnë tranzicionin nga fama, vetëm për hir të familjes mbretërore”. Dhe së treti vetë të dashurat e tij ia bënë të qartë se ata nuk mund të jetonin në një vend të vogël si Monaco-s, si peshku pa ujë.

Të dashurat e famshme ( shoqërohen me fotot perkatese)

Për shumë vite, rreth figurës së Princit Albert rrotullohen një seri tregimesh dashurie që kanë atë si protagonist. Midis dashnorëve të tij shquhen qartë Angie Everhart, një aktore mjaft e njohur amerikane, Catherine Oxenberg, një tjetër aktore amerikane me origjinë serbe, (vajza e Jelisaveta Kara?or?evi?, ish princeshë e Jugosllavisë) e njohur sidomos për rolin e Amandës në suksesin e viteve ’80, “Dynasty”. Të dashura të tjera të famshme janë aktorja amerikane Brook Shields dhe modelja e njohur gjermane Claudia Schiffer.

Politika (pjese me vete)

 

Ndryshimet që erdhën me Princin

Kur babai i tij, Princi Rainier vdiq, Albert u bë Princi i Monaco-s me emrin Albert II.
Një meshë e celebruar në katedralen e qytetit, shënoi zyrtarisht fillimin e mbretërimit të Albert II, dhe pasoi një festë të madhe në kopshtet e pallatit mbretëror të Monaco-s. Përpara 7000 qytetarëve, atij iu dorëzua çelësi simbolik i qytetit. Ndërsa me 19 nëntor 2005 u zhvillua kurorëzim i vërtetë i Princit Albert, ku mori pjesë e gjithë familja mbretërore si dhe përfaqësues të shteteve të Europës. Në mes të lajka dhe informalitetit të ceremonisë, 32.000 banorët e Monaco-s, u përballën me perspektivat e ndryshimeve të mëdha. Princi Albert premtoi një qasje në shthurjen e rezultateve financiare të bankave shtetërore. Monaco, premtoi ai, nuk do të jetë vendi ku pastrohen paratë e pista të botës, por do të jetë një vend i pastër. Gjithashtu ai premtoi edhe braktisjen e sekretit bankar, parim të cilin vendi dhe familja e tij e ka krijuar gjatë 20 viteve të fundit. Princi i Monaco-s është një ndër të paktët monark absolut të mbetur në planet. Ai ka një parlament këshillues dhe një kryeministër (tradicionalisht një francez). Megjithatë, Rainieri kishte vendosur një lidhje të fortë mes një shefi autokratik dhe një qyteti mesjetar sovran. Dikur ishte vetë Ranieri ai që madje zgjidhte edhe ngjyrën e perdeve për kazinotë në Monte Carlo. Statusi i taksave të lira në Monaco si dhe pozita e favorshme bregdetare, e kanë bërë këtë vend një objektiv për të gjitha llojet e ambicieve dhe manovrave. Rainieri fitoi “de facto” mbi ofertat e Presidenti Charles de Gaulle, pastaj mundi miliarderin grek Aristotel Onasis, miliarderët italianë dhe më së fundi mafian ruse. Në pak kohë Albert ka vijuar të njëjtën rrugë, duke treguar se është një princ efektiv. Por nga ana tjetër ai po tregon se është një sundimtar i ndryshëm nga babai i tij, pasi kritikon stilin e fshehtë dhe frymën autokratike të sundimit të babait të tij, Ranieri. Në intervista të ndryshme Princi Albert shfaqet si një njeri inteligjent dhe me qëllime të mira. Ai thotë se Principata nuk është aq keq sa njerëzit thonë, se është punuar shumë për të pastruar gjërat dhe se në të ardhmen do të bëhet më tepër. “Unë do të vendos moralin, ndershmërinë, etikën, në qendër të të gjitha vendimarrjeve në Principatë,” deklaron ai. Rritja e Monaco-s në 20 vitet e fundit, nga një kazino-me-shtet, në një mikro-shtet me € 10bn qarkullim vjetor, në kohën e Ranierit ishte arritur duke i hapur derën misterioze bankave të huaja. Më shumë se gjysma e të ardhurave kombëtare vijnë nga transaksionet financiare.

Vazhdon shkrimi me poshte

Dyshime dhe pohime

Vëzhguesit finaciar të Monaco-s janë të ndarë në dy kampe. Frédéric Laurent, një shkrimtar në Monaco, thotë: “Kur babai i tij ishte i gjallë, Albert kishte të drejtë të mbyllte gojën. Tani është koha të flasë. Ai është një njeri thellësisht liberal dhe beson në drejtësinë sociale … ai është i vendosur që të bëjë ndryshime”.  Nga ana tjetër, Roger-Louis Bianchini, një gazetar investigative francez, që shkruan për lidhjet në botën e biznesit të fshehtë të Monaco-s, thotë: “E tërë e ardhmja e Monaco-s, varet nga rregullat e saj bankare, të cilat lejojnë të hollat që të derdhen nga burime të dyshimta …”

Motrat, një jetë e trazuar

Jeta plot ngjarje dhe histori dashurie e dy motrave të princit Albert, Caroline dhe Stephanie, kanë mbushur revistat me shkëlqim për dy dekada. Ky fakt nuk do të ishte edhe aq i rëndësishëm, nëse njëra prej tyre, pikërisht Caroline, nuk do të ishte trashëgimtarja e ligjshme e Principatës. Caroline Princesha e Honovrit, ka lindur në vitin 1957. Jeta e saj sentimentale është plot me aventura që jo rrallë herë kanë shqetësuar nënën e saj. Fillimisht martohet me një bankier parizien, por divorcohet prej tij dhe pas pesë vitesh martohet me Stefano Casiraghi, një kampion sportiv nga i cili ka tre fëmijë. Me vdekjen tragjike të bashkëshortit, merr fund martesa e saj dhe nis një lidhje dashurie me aktorin francez Vincent Lindon. Më vonë martohet me Ernesto Augusto, Princ i Hanovrit. Pas vdekjes të së ëmës, Princesha merret me shumë veprimtari të artit, duke përmbushur një dëshirë të nënës së saj, ish aktores hollivudiane.

Gjithashtu edhe motra tjetër Stéphanie (1965) për shkak të ambicjeve dhe vendimeve të saj të vrullshme, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Ka studiuar për letërsi, ndërkohë që ka stiluar linjën e vet të jeans-eve, kostumeve të banjos, parfumrave dhe kremrave. Ka provuar të bëhet këngëtare, duke kënduar muzikën dance të viteve ’80, madje kënga e saj Ouragan ka qëndruar për rreth katër muaj në krye të klasifikimit. Ka zhvilluar mjaft koncerte bamirësie dhe bashkëpunime me artistë të njohur, ndër ta edhe me Michael Jackson. Martohet me Daniel Ducruet, prej të cilit ka edhe dy fëmijë, por që shpejt divorcohen. Lind një tjetër fëmijë, kësaj rradhe jashtë martese me ish truprojën e saj. Vendos të martohet përsëri, kësaj rradhe me një artist portugez, nga i cili sërish do të divorcohet.

 

Grace Kelly, historia e një princeshe

Nëse fëmijët e saj, Princi Albert, Princesha Caroline dhe Princesha Stéphanie, kanë një adhurim të fortë për artin dhe një simbiozë të natyrshme me të, kjo i dedikohet para së gjithash nënës së tyre Grace Kelly, një nga gratë më të admiruara në të gjithë botën. Edhe sot ajo përbën një standart të bukurisë, hireve dhe stilit. Talenti i saj ka influencuar në filmat më të mirë të mjeshtrit të kinemasë Alfred Hitchcock, kaq fuqimisht sa ai është munduar ta ndërtojë imazhin e saj edhe tek aktoret e tjera, por pa sukses. Kjo është njëra anë e ish yllit të Hollywood-it, ndërsa ana tjetër ka të bëjë me martesën përrallore me Princin e Monaco-s, Ranieri.

Ishte një takim i shkurtër por që u pasua me dhjetëra letra dashurie, ndërsa aktorja xhironte një film në Europë. Shumë shpejt Princi vrapoi në Philadelphia për të kërkuar dorën e saj, ndërsa jeta e aktores saj do të shndërrohej në një histori që mund të rrëfehet ditë për ditë. Martohen me 18 prill të vitit 1956. Tre orë zgjasin filmimet e dasmës së tyre, ndërsa ndiqet nga 3 milion spektatorë nga e gjithë bota. 120 metra mëndafsh janë përdorur për fustanin e saj të nusërisë. Pas martese ajo lind tre fëmijët: Caroline, Albert dhe Stéphanie.

Pas një jete të bukur e të mbushur me bamirësi dhe aktivitete sociale, erdhën vitet e ankthit për Princeshën Grace. Vajza e saj Caroline ishte e bukur, por rebele dhe irrituese. Historitë e saj të dashurisë kishin nisur ta shqetësonin dhe të dëgjoheshin në të gjithë botën. Grace kundërshtoi martesën e saj të parë, e cila realisht shkoi keq. Lajmet gossip mbi të dhe vajzën tjetër Stéphanie filluan të shtoheshin.

Për të harruar çfarë po ndodh me fëmijët e saj, ajo xhiron edhe dy filma të fundit, derisa në vitin 1982 vdes nga një aksident i tmerrshmë me makinë. Ishte vetëm 52 vjeç.

Princi Alberto

Lartësia e Tij Shumë e Qetë, Princi Albert Alexandre Louis Pierre Grimaldi me emrin e fronit, Alberto II, ka lindur me 14 mars 1958. Ai është fëmija i dytë dhe i vetmi fëmijë mashkull i Ranieri-t të III të Monaco-s dhe gruas së tij, aktores amerikane Grace Kelly.

Jetëshkrimi Princit Albert

I lindur në Pallatin e Princërve të Monaco-s në Principatën e Monaco-s, Albert është diplomuar në vitin 1981 me titullin Bachelor i Arteve në shkencat politike. Më vonë mori pjesë në disa kurse në Universitetin e Bristolit dhe të Alfred School “Marshal” për Ekonominë dhe Menaxhimin. Njihet pasioni i tij për sportet. Ai nuk heziton të marrë pjesë, sikundër gjyshi dhe adash i tij Albert, një ekspeditën e Arktikut të vitit 2006 që e çoi deri në Polin e Veriut. Ai është kreu i parë i shtetit që ka mbërritur deri në atë pikë të tokës. Merret kryesisht me bamirësi për njerëz të varfër, duke sponsorizuar organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe ruajtjen e faunës tokësore dhe detare.

Familja Grimaldi dhe Principata e Monaco-s

Familja Grimaldi është një familje e madhe dhe e lashtë italiane, me origjinë nga Genova që udhëheq Principatën  e Monaco-s. Principata e Monaco-s (në gjuhën vendase Principatu de Múnegu), e njohur thjesht si Monaco, është një shtet i vogël monarkik i Europës perëndimore, që kufizohet me Francën dhe Detin Mesdhe. Territorit shtrihet në bregdetin verior e qendror të Detit Mesdhe, ka një kufi tokësor në të tre anët vetëm me Francën dhe është rreth 16 km (9,9 mi) larg nga Italia. Monaco është konsideruar shpesh si një strehë taksash, ndaj shumë prej banorëve të saj janë njerëz të pasur, që vijnë nga venda të tjera dhe përbëjnë shumicën e popullsisë me rreth 84%. Monaco është Monarki Kushtetuese dhe Principatë, me në krye Princin Albert II si kreu i shtetit. Shtëpia Grimaldi sundon Monaco-n që prej 1297 dhe sovraniteti i shtetit u njoh zyrtarisht nga traktati që nënshkruan Franca dhe Monaco në vitin 1861. Pavarësisht se e pavarur, mbrojtja e Monaco-s është përgjegjësi e Francës. Monaco është vendi me dëndësi më të madhe dhe më i vogël në sipërfaqe në botë. Më i vogël se Hyde Park dhe Kensington Gardens. Gjuha zyrtare është frëngjishtja. Një njeriu i duhet mesatarisht vetëm 56 minuta për të ecur në të gjithë gjerësinë e vendit. Që nga viti 1929, Grand Prix Monaco zhvillohet rregullisht çdo vit në rrugët e Monaco-s.