Julianne Moore, aktore

3 dhjetor 1960, 51 vjeç

1. 61m

E martuar që prej 2003-it me

Bart Freundlich

me të cilin ka dy fëmijë

Çmimet e fituara: Golden Globe, dy Oskars, një Bafta

 Në vitin 2010 është shpallur femra më seksi e vitit

 

Ajo vjen së fundmi në “Crazy stupid love” përkrah Steve Carrell si gruaja që kërkon pasionin në martesën e saj të humbur.

Julianne Moore është aktorja që ka interpretuar në më shumë se 50 role filmash, duke sjellë gjithmonë personazhin dinamik, atë që vuan, të ëmbël, komik dhe luftarak. I bën të gjitha.

Aktorja sensuale me flokët e kuq bën një jetë të thjeshtë në fakt, e lumtur përkrah bashkëshortit Bart Freundlich dhe dy fëmijëve e të saj

Edhe pse mund të jetë një nga aktoret më të impenjuara, Julianne Moore është një nga më të talentuarat e njohura në hollivud.

Ajo është krahasuar me diva të tjera të mëdha për rolet e saj si Michelle Pfeiffer, Jessica Lange dhe madje me Meryl Streep.

Jashtë shtëpisë së saj, madje në Europë ajo shihet me shumë adhurim, midis yjeve të hollivudit.

Andre Gregory ëhtë shprehur se ajo zotëron shumë mirë sensualitetin dhe personalitetin e një gruaje të maturuar.

Ajo është elegante dhe shumë fine në role, autentike dhe gati e pazëvendësueshme.

Julianne ka lindur në Kaliforninë e Veriut, në tre dhjetor të1960-ës. Babai i saj, Peter, ishte gjykatës në ushtrinë amerikane, ndërsa e ëma, Ann, psikoanaliste.

Ata jetuan në disa vende të ndryshme si në Alabama, Georgia, Texas, Virginia, New Jersey, Nebraska, si dhe New York. Në fëmijërinë e saj, Julie ishte më e madhja nga tre fëmijët. Por ishte ajo që binte më tepër në sy.

Shumë e dobët dhe me quka. Ishte fëmija më e shkurtër, që mbante syze dhe madje e ngathët.

Gjëra të ndryshme e çuan atë drejt aktrimit. Fillimisht ishte një lexuese e madhe, që lexonte çdo gjë.

Kjo e ndihmon atë të zgjedhë me lehtësi skenarët dhe t’i kuptojë ato menjëherë. Dashuron dramën emocionale dhe i pëlqen të luajë role të tillë.

Ajo që ka pasur më tepër nevojë aktorja e madhe ka qenë besimi në vetvete. Lëvizja në vende të ndryshme ia bënte të vështirë jetën.

Moore takoi bashk shortin e saj të parë, John Gould Rubin, në 1984-ën. Ata u martuan në 1986-ën, dhe u ndanë më vonë në 1994-ën. Në 1996-ën, ajo filloi një lidhje me regjisorin

Bart Freundlich, me të cilin u martua në gusht të 2003-it. Çifti ka dy fëmijë nga kjo martesë, djalin Caleb, dhe vajzën Liv Helen. Tashmë ajo është e lumtur në martesën e saj dhe jeton në Manhattan.

 

Intervista

Në Crazy, Stupid, Love, ju luani një grua e cila lëndon zemrën e një burri por që është një nga aktorët më të preferuar të amerikanëve, Steve Carell. Si është të luash përkrah tij?

Është shumë e thjeshtë të punosh dhe luash me të. Ka një shpirt të vërtetë dhe për më tepër ka një aftësi të lindur që lidhet me audiencën. Dhe kjo e bën atë interesant dhe shumë simpatik.

Për fat të mirë ne kemi dhe shumë gjëra të përbashkëta dhe kemi folur shumë për familjet e gjërat tona.

Ju luani rolin e një nëne e cila duhet të edukojë fëmijët ndërsa ka probleme në martesën e saj. Ju vetë jeni një nënë. Çfarë eksperience keni nga jeta juaj personale?

Fëmijët e mi po rriten. Atat janë 9 dhe 3 vjeç. Ata po rriten pa probleme dhe kjo është fantastike për mua. Në filmin “Crazy stupid love”, nuk kam probleme me rritjen e fëmijëve.

Ajo është një nënë e përsosur por po haste probleme me krizën e martesës dhe kjo është një dukuri që na ndodh të gjithëve nga pak në këtë moshë. Dëshiron të ketë diçka ndryshe në jetë.

Cili është sekreti i martesës suaj. Jeni e martuar dhe keni fëmijë. Duket se gjërat në martesën tënde shkojnë mirë.

Me kalimin e viteve jam përpjekur që t’i rregulloj gjërat në martesë. Nga martesa ime dhe e të tjerëve kam kuptuar se një martesë e suksesshme mund t’i mbijetojë krizave të saj.

Jam dakord që çdo fëmijë i mertion prindërit që të dy, por duhet që ata të keni një ndjenjë përgjegjësie ndaj tyre dhe familjes. Duhet të lejosh që martesa të bëhet gjëja më e bukur në jetën tënde.

Ju do të luani Sarah Palin në një film të ri. Keni ndonjë lidhje me ish kandidaten për presidente?

Jo nuk kam. Për të përgatitur këtë personazh më është dashur të merrem me shumë kërkime. Kam lexuar shumë, dhe kam parë video të saj të ndryshme nëpër fushata apo prezantime. Nuk do të ketë lidhje me parodinë. Kemi menduar që ky personazh të vijë krejt ndryshe.

Në filmin Crazy, Stupid, Love ju luani edhe përkrah 22 vjeçares Emma Stone. Vajza e bukur që deri tani ka marrë pjesë në shumë filma. Ju kujtohet vetja juaj kur ishit në moshën e saj? Do i jepnit ndonjë këshillë?

Ajo është kaq e talentuar dhe e veçantë, por sipas parimeve të mia unë asnjëherë nuk jap ndonjë këshillë nëse nuk ma kërkojnë. Më duket shumë e vështirë për t’u bërë, sepse mua në fakt më pëlqen të jap këshilla.

Duket se nuk keni problem nëse ekspozoni trupin nudo në skena filmi. Duket i ekspozuar në mënyrë shumë të sinqertë.

Faleminderit, por unë do të thoja që çdo kush e ka problem të ekspozojë trupin në ekran. Në filmin “Kids”, për shembull, nuk është shumë i ekspozuar, nuk ka pjesë të veçanta të trupit.

Ndërsa në “Chloe” skenat ishin pak më të nxehta, aty ka qenë dhe më e vështirë për t’u xhiruar, qesh.

Ndiheni nervoze përpara një skene seksi?

Të gjithë ndihen nervozë përpara një skenë të tillë, është më se e vërtetë. Por është pjesë e punës dhe të duhet ta bësh patjetër.

Çfarë mendon për publikun që të sheh? A mendon se të gjithë janë adhuruesit e tu?

Këtë nuk e kam menduar ndonjëherë. Do doja që të gjithë të më pëlqenin por është e pamundur. E di që në kinematografi ka dhe shumë që të kritikojnë.

Megjithatë unë po kërkoj për të vërtetën. Audienca nuk vjen për të parë ty. Ata vijnë të shohin veten.