Karantina e ekonomisë nga mesi i marsit deri nga fundi i muajit maj duket se ka qenë fatale për industrinë e shërbimeve në tremujorin e dytë.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se sektorët më të goditur ishin  agjencitë e udhëtimet, baret e restorantet dhe hotelet, që kanë parë një rënie mbi 50% të shitjeve në volum, po ashtu dhe të numrit të të punësuarve, me mbi 30%. Më e fortë ka qenë rënia e agjencive të udhëtimit sa i përket volumit të shitjeve, ndërsa punësimi është prekur më shumë te baret e restorantet.

I fortë ka qenë efekti dhe në sektorin e transporteve, me një tkurrje prej 40%. Të njëjtën rënie kishin dhe aktivitetet inxhinierike.

Më pak e prekur ka rezultuar tregtia me shumicë dhe pakicë si dhe informacioni e komunikacioni.

Këto janë të dhënat e para treguese të ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto dhe sinjalizojnë një tkurrje të fortë në sektorin e shërbimeve, që zë mbi 20% PBB-së.

Hotelet, me tkurrje 60%

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 63,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 20,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 24,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

Bar, Restorante, punësimi bie me 31%

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 55,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 31,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më  parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 30,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

 

Agjencitë e udhëtimit, me tkurrjen më të fortë

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 85,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 12,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më  parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 22,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

 

 

Transport, Magazinim dhe Postë, rënie 40%

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 40,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 8,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

 

Reziston tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

 

Informacion dhe Komunikacion, rënie e lehtë

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 5,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

 

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

 

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2020, paraqiten si më poshtë:

 Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 40,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

Monitor.al