Ajo është femra që meshkujt mbeten pa fjalë. Kim Kardashian është modelja 32 vjeçare e cila është bërë e famshme nga shoqëria me Paris Hilton si dhe butikët e saj të shpërndara në Amerikë. Por si u bë vërtet e famshme ajo? Dashuritë, dhe jeta sociale e yllit amerikan

Kimberly Kardashian është një personalitet shoqëror në Los Angeles, pronare e një butiku të famshëm dhe ylli televizioni. Ajo ka lindur në 21 tetor në Los Angeles, Kaliforni. Ajo ka prezantuar për disa kohë emisionin e njohur amerikan “Keeping Up With the Kardashians”. Kim për herë të parë erdhi në vëmendjen mediatike nga shoqëria e saj e njohur me Paris Hilton. Kim është gjithashtu vajza e avokatit të njohur Robert Kardashiani i cili tashmë nuk jeton më. Kim Kardashian u bë një nga miket më të ngushta të Paris Hilton në një nga festat e saj gjigante që organizonte prej kohësh. Por si u bë e njohur Kim në mbarë botën e sidomos në Amerikë. Ajo tërhoqi vëmendjen mashkullore duke publikur një video seksi me të dashurin e saj Ray J. Edhe pse Kim u përpoq ta ndalonte atë video ajo u përhap duke e bërë atë protagonisten e videove seksi më të klikuara. Por edhe pse fama e saj nuk lindi në mënyrën më të mirë që ajo e kish ëndërruar, Kim arriti që me lookune saj tejet të kuruar dhe personalitetin feminil të ngjisë shkallët e fames shumë shpejt. Ftohej shpesh nëpër emisione, u bë një nga modelet më të kërkuara, si dhe shumë kërkesa për të luajtur edhe në filma. Me vonë në vitin 2008 ajo ftohet në spektaklin e “Dancing With the Stars” ku interpreton në zhanre të ndryshme kërcimi dhe vlerësohet me pikët maksimale. Gradualisht ajo shndërrohet në një nga show girlet më të preferuar në Los Angeles. Ajo dhe motrat e saj zotërojnë dhe një degë të gjerë me dyqane të cilat shesin kryesisht veshje dhe fustane. Butiku quhet “Dash” dhe ka disa degë

të shpërndara në disa prej qyteteve të Amerikës. Përsa i përket dashurisë dhe lidhjeve romantike Kim nuk është se ka pasur shumë fat. Ajo ka pasur disa lidhje me personalitete të famshme ku do të përmendnim Nick Lachey, ish bashkëshorti i Jessica Simpson, Heisman Trophy apo Reggie Bush. Ajo u martua me basketbollistin e njohur Kris Humphries në gusht të 2011, por firmosi për divorc vetëm 74 ditë pas dasmës. Arsyet e këtij divorci Kim i shpjegoi me faktin se mes tyre ekzistonin disa diferenca të papajtueshme. Tashmë ajo është në një lidhje dashurie me Kenya West me të cilin duket se i ka shpeshtuar daljet public e ku është shprehur se ndihet e dashuruar. Madje do të ishte gati edhe të martohej. Ajo dhe motrat e saj kanë publikuar një biografi të titulluar “Të fshehtat e Kardashianëve” në vitin 2010.

Intervista

Njerëzit ju krahasojne shpesh me Paris Hilton. A të shqetëson ky fakt?

Paris është një nga shoqet e mia më të ngushta. Ajo është një person fantastik por unë jam në person tjetër dhe individ që kam veçantitë e mia. Çdo kush bën zgjedhjet e veta në jetën e tij dhe mua nuk më pëlqejnë të më krahasojnë me të tjerët, pavarësisht se kush mund të jetë ai ose ajo. Prandaj dhe unë bëra një reality shoë për të treguar se kush jam unë dhe cila është familja ime.

Por thuhet se ju të dyja keni video seksi…

Unë nuk jam e varfër dhe as e dëshpëruar. Nuk do ta marrja asnjëherë mundimin të shisja një … video seksi. Kjo gjë do të ulte dinjitetin tim dhe të familjes sime. Nuk kam nevojë për para. Është fakt për të cilin ndihem vërtet e dëshpëruar por nuk mund të fajësoj asnjë njeri.

Jeni përshkruar si një perso

n që merret me shumë gjëra? Një vajzë show girl. Me çfarë merret realisht Kim?

Me çfarë merrem aktualisht? Ndoshta njerëzit nuk e dinë që babai im kishte një kompani të tijën, një biznes që prodhonte filma. Unë punova për të për tetë vite me radhë. Kur ai vdiq e la kompaninë nën kujdesin tim dhe dy motrave të mia dhe vëllait. Tashmë kjo kompani është shitur por ne ende zotërojmë dy dyqane të mëdha që lançojnë linjën e modës, me motrat e mia Khloe dhe Kourtney, dhe ne kemi filluar madje dhe biznesin tonë. Kam qenë dhe jam modele, më pëlqen të aktroj si dhe të këndoj.  Me pak fjalë dua të jem një show girl, dhe për këtë punoj fort.

Por ju jeni shumë e njohur në festat që zhvillohen në Hollivud …

Unë as nuk pij! Nuk më pëlqen aspak shija e alkoolit. Çdo mbrëmje të Vitit të Ri provoj nga një pije të re dhe ndodh gjithmonë që të sëmurem. Kështu kam kohë që nuk vë pije në gojë. Jam shoferja e besuar e miqve të mi.

Keni qenë e martuar me Nick Lachey dhe tashmë keni një lidhje me Kenya West. Na përshkruaj pak mashkullin tënd ideal.

Do doja dike që të kishte një trup të mirë, të stërvitur. Shpesh kam dalë me persona që nuk kanë pasur një trup të bukur apo të ishin tërheqës mjaftueshëm dhe mendoj me vete çfarë kam bërë? Gjithashtu do të vlerësoja një mashkull që do të më bënte për të qeshur, që i kupton oraret dhe detyrimet e mia të tjera. Por sensi i humorit do të kishte shumë rëndësi për mua.

Si do të bënte ai për vete në një takim?

Takimi im perfekt do të ishte pikërisht në shtëpi. Do më pëlqente të organizoja një mini piknik në krevat duke ngrënë biskota dhe duke parë shumë televizor, filma komedi dhe spektakle. Do të ishte një relaks i vërtetë!

Sa e vështirë është për ty të rrish pa një lidhje?

Kam nevojë që të jem në një lidhje sepse është mënyra më e mirë që unë të ndihem e afërt dhe të shpreh dëshirat e mia intime. Nuk do ta bëja dot në kushte të tjera, që do të thotë se nuk jam vajza që lidhet vetëm për një natë. Pavarësisht zërave të shumtë që ka pasur në lidhje me këtë fakt.

Britney Spears ka thënë se “frikësohet” nga bukuria e trupit tuaj. Si kujdeseni për të?

Unë merrem me shumë sport. Bëj stërvitje gjatë gjithë kohës. Por ajo që kam vendosur është që të ushqehem mirë. Në fakt më pëlqen të ha shumë sheqer. Duke ardhur për këtë intervistë kan ngrënë dy çokollata të mëdha. Por nëna dhe babai im ishin të dhënë pas palestrës dhe ata na kanë mësuar se si të kujdesemi për trupin. Me babanë do të dilja gjithmonë duke bërë xhiro të gjata me biçikletë.

Është e vërtetë që vithet tuaja kanë silikonë?

Nuk kam bërë ende asnjë operacion plastik, por nuk jam kundër tyre. Kur të plakem dhe kur të kem fëmijë ndoshta do të bëj ndonjë tërheqje të gjoksit. Kjo është gjithsesi diçka që do më duhet të mendoj.