Kroacia ka vendosur përsëri karantinë për vizitorët nga katër fqinjët e saj nga Ballkani pas një vale të dytë të koronavirusit në rajon.

Udhëtarët nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Kroaci. Ndërsa udhëtarët e tranzitit do të përjashtohen, tha ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinovic.

Në fund të majit, Kroacia hapi kufijtë e saj me dhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë.

Vendi kishte regjistruar pak ose aspak raste të reja që nga mesi i majit, por situata u përkeqësua javën e kaluar, kur Kroacia filloi të raportonte deri në 30 raste të reja me Covid-19 në ditë.

Serbia raportoi 143 raste të reja të mërkurën, ndërsa ka vendosur që përdorimi i maskave të jetë i detyrueshëm në transportin publik.

Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova gjithashtu kanë regjistruar një numër të lartë të infeksioneve që nga fillimi i qershorit, me gati 200 raste të reja në ditë në Maqedoninë e Veriut.

Në Bosnje, numri i rasteve të reja të regjistruara në qershor përbën një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara në vend, ndërsa në Kosovë, qeveria paralajmëroi se mund të duhet të rivendosë disa masa kufizuese pas një rritje të numrit të infeksioneve në tre javët e fundit./Euronews