Sipas përshtypjeve të lexuesve sondazhi të revistës turistike “Condé Nast Traveler” ka renditur qytetet më ‘jomiqësore’ në botë. Një renditje e tillë dka shumë të ngjarë t’ju lërë me gojë hapur pasi shumë nga këto vende janë ëndra e cdokujt për disa ditë relaksi të pakrahasueshëm. Lexoni më poshtë me mendje të hapur për të mos u zhgënjyer:

Nassau, Bahamas

Nassau është kryeqyteti i ishujve Bahamas dhe nga pamja duket sigurisht, një parajsë e vërtetë. por fatkeqësisht, disa nga lagjet e tij janë aq të pasigurta, saqë turistët atje mund të ndihen vërtet keq.

 Milano, Itali

Shumë premton, pak të jep. Kështu tha një tenor ndër anketuesit e pyetur nga redaksia e revistës. Përveç zonës rreth Katedrales së Milanos, qyteti nuk të ofron shumë. Meriton vendin e tetë.

Marseja, Franca

Qyteti në brigjet mesdhetare të Francës është aq i bukur sa të lë pa frymë. Por sidoqoftë, ai është i mbushur nga hajdutët e xhepave, të cilët ua bëjnë qëndrimin shumë të pakëndshëm shumë të huajve.

 Parisi, Franca

I ngjashëm me Marsejën dhe shumë i ngjashëm me historinë e hajdutëve të xhepave. Por ajo çka e bën Parisin edhe më të pakëndshëm se sa Marseja në këtë aspekt, janë vetë banorët e tij hundëpërpjetë e arrogantë.

Moska, Rusia

Me gjithë Sheshin e Kuq, havjarin dhe Teatrin Bolshoi: Moska, për shkak të banorëve të saj, të cilët në pjesën më të madhe nuk flasin fare anglisht, duket se ka marrë shumë pikë negative te vizitorët pjesëmarrës në anketë.

Johanesburgu, Afrika e Jugut

Nëse edhe në sondazhin e radhës, Johanesburgu nuk dëshiron të renditet sërish në vendin e parë, Bashkia e qytetit duhet që të ulë urgjentisht në mënyrë drastike përqindjen e kriminalitetit. Pasi ajo është arsyeja kryesore përse ai e mban këtë vend në renditje.