Lajthia dhe bakri, ngjyrat e verës

Në verë ka më shumë alternativa për t’i rregulluar flokët. Modele nga më të ndryshmet, duke dominuar me gërshetin.

Por ngjyrat më të ëmbla do të jenë ato të lajthisë dhe bakrit. Kujdes me pjastrën, vitaminat dhe produktet ushqimore 

 

Kujdes në ndryshimet e mëdha

Jemi në ditët e para të verës dhe gjëja e parë që bëjnë shumë vajza është të ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Madje shumë prej nesh dëshirojnë që të arrijnë ngjyrën e modeleve dhe aktoreve të preferuara.

Por kujdes në dëshirat dhe kërkesat tuaja. Jo gjithmonë është e mundur të arrini atë ngjyrë flokësh, sidomos kur do donit të ndryshonit nga ngjyrë e errët në ngjyrë të çelët.

Shndërrimet nga ngjyrat e forta në ato të lehta pranverore janë pak më të vështira, ndaj do t’ju duhet të bëni disa seanca me radhë te parukieri.

Tendencat e fundit, lajthia dhe bakri

Tendencat e pranverës por dhe verës janë ngjyrat e ëmbla ato sa më të hapura, të cilat tregojnë më shumë ëmbëlsi në fytyrë. Ngjyrat lajthi, biondo skuro janë tendencat më të përhapura të cilat sugjerohen nga estetistët.

Por nuk duhet lënë pa përmendur dhe ngjyrat gështenjë e hapur, portokall apo bakër. Këto janë dhe trendet më të fundit që janë parë edhe në dimër, por që mbeten interesante në çdo periudhë.

Kështu, për shembull, nëse flokët tonë natyral janë në një ngjyrë të përafërt me atë të Jennifer Lopez mund të provoni t’i bëni më të artë, tonalitet perfekt për sezonin e bukur.

Nëse flokët tuaj janë të ngjashëm me atë të Julienne Moore mund të synoni për një ngjyrë bakër.

Çfarë duhet të evitoni

Nuk duhet të bëni asnjëherë nëse jeni bionde një ngjyrë të zezë, flokët tuaj do të prisheshin dhe në atë pikë do të arrinit në një prerje radikale. Mendoni sesi trukoheni dhe visheni zakonisht,

ngjyra e flokëve mund të jetë në fakt një efekt shumë i bukur nëse kombinohet me make-up-in e duhur. Një faktor tjetër për të pasur parasysh është mosha.

Një femër e maturuar mund të mbajë një ngjyrë natyrale dhe të synojë për një model të veçantë.

Çfarë duhet të përdorni

Mund të përdorni integrues ushqimorë, të cilët kanë një ndikim përforcues, falë aminoacideve sulfurat apo vitaminave dhe mineraleve si B6 dhe zinkut,

të cilët janë shumë të rëndësishëm në sintezën e keratinës. Por mos harroni që flokët kanë një cikël jete, kur ato vijnë në përfundim të këtij cikli bien, e shumta që mund të bëni është të reagoni më parë për t’i mbrojtur ato.

Kujdes më i veçantë

Duhet theksuar fakti se në pranverë flokët bien më shumë se në stinët e tjera. Ndaj dhe kujdesi që duhet të tregoni duhet të jetë më i veçantë.

Shkak për këtë mund të jenë faktorë të rëndësishëm në rënien e tyre janë dielli, kripa e detit e të tjerë. Një tjetër shkak në rënien e tyre mund të jetë dhe ushqimi jo i ekuilibruar.

Konsumoni shumë perime, ushqime të pasura me vitaminë A, C, D dhe mbi të gjitha antioksidantë. Flokët gjithashtu mund të bien edhe për shkakun e stresit apo të një diete drastike, kur mund të humbni shumë kile brenda pak kohe.

Gërsheti, sërish në modë

Për sa i përket modeleve të flokëve në verë ka shumë alternativa. Duke filluar me flokët e drejtë e të pjastruar, ato me onde të mëdha të kthyera nga jashtë, te topuzi, bishti dhe madje gërsheti.

Do të shohim se gërsheti është jo vetëm në modë por dhe shumë praktikë për ditë ku dielli t’i prish flokët ndonjëherë, e ku nuk mund t’i mbash gjithmonë bisht.

Givenchi ka nxjerrë në pah modelin e gërshetit në pasarelat e tij, por më të thjeshtë për t’u bërë. Por sigurisht, jo të gjitha modelet për fat të mire, janë kaq të vështira për t’u aplikuar.

Hermes ka riprodhuar një gërshet të rafinuar duke përdorur dhe aksesorë të ndryshëm. Ndërsa Valentino është sinonimi i elegancës dhe modelet e propozuara reflektojnë këtë ide, një gërshet të thjeshtë që bie ëmbëlsisht mbi shpinë.