Sot u hodh shorteu i raundit të parë dhe të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, sezoni 2017-2018.

Kampionia e Shqipërisë, Kukësi, njohu sot në mesditë kundërshtarin e raundit të dytë eliminator të Champions League. Verilindorët do të përballen me kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Një short ky relativisht i favorshëm për skuadrën tonë krahasuar me kundërshtarët e tjerë të mundshëm.

Gjithsesi moldavët kanë një skuadër me tepër përvojë dhe duhen respektuar maksimalisht. Kujtojmë se për kuksianët kjo është pjesëmarrja e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Gjithashtu për herë të parë në këtë raund merr pjesë edhe Kosova, me kampionen e saj, Trepça ’89 e cila do të përballet në raundin e parë me kampionen e Ishujve Faroe, Vikingur. Short më se i kalueshëm për skuadrën nga Mitrovica.

RAUNDI I PARË ELIMINATOR

Víkingur (FRO) v Trepça ’89 (KOS)
Hibernians (MLT) v FCI Tallinn (EST)
Alashkert (ARM) v FC Santa Coloma (AND)
The New Saints (WAL) v Europa (GIB)
Linfield (NIR) v La Fiorita (SMR)

RAUNDI I DYTË ELIMINATOR

APOEL (CYP) v Dudelange (LUX)
Žalgiris (LTU) v Ludogorets Razgrad (BUL)
Qaraba? (AZE) v Samtredia (GEO)
Partizan (SRB) v Budu?nost Podgorica (MNE)
Hibernians (MLT) / FCI Tallinn (EST) v Salzburg (AUT)
Sheriff (MDA) v Kukësi (ALB)
Astana (KAZ) v Spartaks J?rmala (LVA)
BATE Borisov (BLR) v Alashkert (ARM) / FC Santa Coloma (AND)
Žilina (SVK) v København (DEN)
Hapoel Beer-Sheva (ISR) v Budapest Honvéd (HUN)
Rijeka (CRO) v The New Saints (WAL) / Europa (GIB)
Malmö (SWE) v Vardar (MKD)
Zrinjski (BIH) v Maribor (SVN)
Dundalk (IRL) v Rosenborg (NOR)
FH Hafnarfjördur (ISL) v Víkingur (FRO) / Trepça ’89 (KOS)
Linfield (NIR) / La Fiorita (SMR) v Celtic (SCO)
IFK Mariehamn (FIN) v Legia Warszawa (POL)

EUROPA LEAGUE / RAUNDI I PARË ELIMINATOR

Sa i përket shortit të Europa League, fati i buzëqeshi Skënderbeut. Short i kalueshëm edhe për Partizanin, ndërsa short mjaft i vështirë për Tiranën, që do të përballet me Maccabi Tel Aviv.

Skënderbeu (ALB) v UE Sant Julia (AND)
Partizani (ALB) v Batev Plovdiv (BUL)
Maccabi Tel-Aviv (ISR) v Tirana (ALB)
IFK Norrkoping  (SWE) v FC Prishtina (KOS)