Me siguri ju ka ndodhur që të takoni fëmijë (n.q.s nuk keni vetë) të cilët për të arritur atë që duan, bëjnë kapriçio nga më të ndryshmet, fillojnë të bërtasin, shtrihen përtokë etj., deri në momentin kur ata arrijnë qëllimin e tyre.

Situata është e njëjtë edhe për ata punonjës që kundërvihen sa herë që dikush shpreh një mendim ndryshe nga ata dhe sapo “iu lëshon pe”, ata thjesht ndalen sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Të gjithë menaxherëve në ndonjë moment gjatë drejtimit të tyre, që të kenë punësuar punonjës me të cilët , është i vështirë bashkëpunimi.

Sipas specialistëve të lidershipit pranë Forbes, ekzistojnë dy tipologji punonjësish “të vështirë”: ata të cilët rëndom janë të vështirë në bashkëpunim dhe ata të cilët sillen keq në situata të caktuara. Sidoqoftë, puna e menaxherëve është që të udhëheqin njerëz, kështu që ata nuk duhet t’i injorojnë ose të heqin dorë nga punonjësit e komplikuar.

Menaxherët mund të kenë të drejtë të reagojnë shpejt ndaj problemeve që krijohen nga këta punonjës. Por, para se të reagojnë, menaxherët duhet të mendojnë edhe për pasojat. Shpejtësia e reagimit varet edhe nga situata në të cilën ndodhen.

Për shembull, nëse një punonjës thyen në mënyrë flagrante rregullat në punë, atëherë menaxheri duhet të reagojë më shpejt se në rastin kur dikush është kthyer me vonesë nga pushimi i drekës.

Kohë pas kohe, menaxherët duhet ta rishikojnë listën e të punësuarve dhe të identifikojnë situatat kur një i punësuar është sjellë në mënyrë jokorrekte.

Ndoshta duhet të “planifikoni” konfliktet me punonjësit “e vështirë”. Në këtë moment, mund të shfrytëzoni të dhënat nga lista që hartuat për ata që sillen në mënyrë të pakëndshme. Ndonjëherë jeni të detyruar të merrni vendime, për të cilat jeni të vetëdijshëm se do të ndikojnë negativisht në sjelljen e atyre punonjësve, prandaj është mirë që të jeni të gatshëm të ballafaqoheni me ta.

 

/Me përshtatje nga redaksia e Shqip.al / Forbes