Linja ajrore europiane me çmime të ulta (‘low cost’) Wizz Air planifikon të rifillojë fluturimet nga Vjena nga 1 maj drejt disa destinacioneve të tjera europiane, ka deklaruar Zëvendës Shefi Ekzekutiv Stephen Jones për agjencisë austriake të lajemve APA.

Linja ajrore synon të ofrojë fluturime drejt 20 destinacioneve përfshirë Milanon, Valencian dhe Tel Avivin, deklaroi Jones, pavarësisht kufizimeve të udhëtimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nuk është për t’u habitur që kompania ajrore Wizz air ishte e fundit që u mbyll dhe e para që do të rifillojë. Ne jemi të gatshëm të fluturojmë për në këto destinacione: Athinë, Kharkiv, Dortmund, Eindhoven, Kiev, Köln, Kutaisi, Larnaka, Lisbonë, Milano, Ohër, Oslo, Reykjavik, Romë, Tel Aviv, Tenerife, Selanik, Valencia, Varna dhe Varshavë”, tha Jones.

Fillimisht fluturimet do të janë vetëm dy ose tre herë në javë, ndërsa udhëtimet drejt Shqipërisë edhe Kosovës mund të fillojnë më vonë. Bazuar në faqen e rezervimeve të kompanisë “Wizz air”, udhëtimet nga Tirana e Prishtina mund të rezervohen nga data 2 qershor.