Komiteti Organizativ Olimpik Tokio 2020 raportoi sot, se buxheti për lojërat e ardhshme arrin në 15.4 miliardë dollarë, duke përfshirë kostot e shtyrjes dhe masat shtesë që po merren si kundërpërgjigje e Covid-19.

Buxheti ka shënuar një rritje nga parashikimi i mëparshëm i Olimpiadës, prej 12.6 miliardë dollarë.

CEO i “Tokyo 2020” Toshiro Muto i quajti kostot shtesë një “investim pozitiv” dhe tha se lojërat do të ishin një “model” për ngjarjet e mëdha ndërkombëtare gjatë pandemisë.

Të gjithë 68 sponsorët olimpikë kanë rënë dakord në parim për të zgjatur marrëveshjet e tyre deri në vitin 2021 dhe mund të kombinojnë sponsorizimin me mbështetje shtesë, sipas Muto.

Sipas disa vlerësimeve pritet që lojërat të gjenerojnë rreth 4-5 trilion jen (37-46 milion dollarë) në aktivitetin ekonomik në Japoni, shtoi ai.

Muto përsëriti se detajet e lojës duke përfshirë shkallën e ceremonive, numrin e spektatorëve të huaj dhe masat e parandalimit të virusit do të vendosen këtë pranverë.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 duhet të zhvilloheshin në muajin korrik të këtij viti, por u shtynë për shkak të pandemisë. Komiteti Organizativ ka rivendosur një datë të dytë, mbajtjen e lojërave në 23 korrik të vitit 2021 deri më 8 gusht, ndërsa ato Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator të vitit të ardhshëm./CNN