Toyota ka njoftuar se ka arritur një nga objektivat më të rendësish ëm për sa u përket shitjeve vjetore, duke arritur të shesë më shumë se 1.52 milionë makina elektrike në vitin 2017.

Këto shifra konfirmojnë një rritje prej 8% krahasuar me rekordin e shitjeve të regjistruara në vitin 2016 dhe përfaqësojnë për kompaninë një tjetër element që do të plotësojë objektivat e Environmental Challenge 2050, me shitjet e automjeteve elektrike për rreth 1.5 milionë euro në vit (një objektiv është arritur tre vite më parë se sa parashikimet). Përveç kësaj, në përgjithësi shitjet e automjeteve elektrike e kanë tejkaluar shifrën 11.45 milionë, duke bërë të mundur edhe reduktimin e 90 milionë tonë dioksid karboni (CO2) krahasuar me makinat tradicionale. Që prej daljes në treg të transmisionit të parë elektrik në vitin 1997 në Japoni, me gjeneratën e parë Prius, Toyota ka vazhduar të punojë që ai të jetë baza e produkteve të reja, deri në lançimin e Mirai, e cila në vitin 2014, duke kaluar më pas në gjeneratën e katërt të Prius (prezantuar në vitin 2016) për të arritur më pas tek Prius Plug.

Kompania do të vazhdojë me zhvillimin dhe diversifikimin e produkteve të saj, një synim tjetër i vendosur është krijimi i BEV (Battery Electric Vehicles), prodhimi i të cilit pritet të fillojë në vitin 2020 nga Kina dhe India, e më tej drejt Japonisë, Shteteve të Bashkuara t ë Amerikës dhe në Europë.

Toyota synon të rrisë shitjet e saj të veturave Full Hybrid në tregjet në zhvillim duke kontribuar kështu edhe në reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit të makinave të gjeneratës së re.

Angazhimi i Toyota-s për diversifikimin e makinave elektrike lidhet drejtpërdrejt me ‘Enviromental Challenge 2050’. Për këtë arsye, Toyota ka për qëllim të shesë mbi 5.5 milionë makina elektrike në vit (deri në vitin 2030).

Për të arritur këtë objektiv, Toyota synon të prezantojë 10 modele BEV deri në vitin 2020, përveçse të ketë një version elektrik për çdo model të saj deri në vitin 2025.