Marion Cotillard është aktorja franceze e cila prej disa vitesh përzgjidhet prej regjisorëve amerikanë. Pas fitores së Oscarit për interpretimin e rolit të Edith Piaf në filmin francez “La Vie en Rose” atë e kemi parë në “Public Enemies”, “Nine”,

“Inception”, apo “Midnight in Paris”. Përtej roleve të shkëlqyera aktorja me sytë blu ka kaluar një adoleshencë të vështirë në kërkim të vetvetes. Filmi, jeta mes Parisit dhe Amerikës si dhe ëndrra për të kënduar

Audiencat amerikane dhe të tjerat nuk e kishin vënë re aktoren e bukur Marion Cotillard derisa ajo fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë për performance në rolin e Edith Piaf në filmin francez “La Vie en Rose”. E vetmja aktore e cila kishte fituar një çmim Oscar duke interpretuar në një gjuhë tjetër deri atëherë ka qenë Sophia Loren në “Two Women”. Që atëherë, Marion Cotillard është kërkuar nga regjisorët për të interperetuar në filma të mëdhenj si “Public Enemies”, “Nine”, “Inception”, apo “Midnight in Paris”. Shumë shpejt ajo do të shfaqet me “Contagion”, si dhe “The Dark Knight Rises”. Marion Cotillard është rritur në Orleans, në afërsi të Parisit. Prindërit e saj kanë qenë aktorë gjithashtu. Pavarësisht të pasurit e një jete familjare të qetë dhe plot dashuri, Marion e ka kaluar fëmijërinë e saj sikur diçka i mungonte duke kërkuar për kuptimin e jetës. Derisa merr pjesë në një orë drame në orën e mësimit aty fillon të ndihet vetvetja. Megjithatë trishtimi duket se e ka ndjekur aktoren franceze deri në të njëzetat. Ka filluar të aktrojë në moshën 16 vjeçe në një serial francez. Ajo ka dy vëllezër më të rinj, Quentin dhe Guillaume. Guillaume është regjisor dhe skenarist. Hera e parë që Marion u ngjit në skenë ishte interpretimi i një prej dramave të shkruara nga babai i saj.

 

Intervista 

Si ishte të interpretojë në “Inception” përkrah aktorit Leonardo di Caprio?

“Inception” do të mbetet një experience e paharrueshme. Nuk kasha lexuar më parë një script të tillë si ai i “Inception”. Ishte shumë emocionues. M’u desh ta lexoja disa herë, por e kuptova që doja të isha pjesë e filmit dhe e tërë ngjarjeve.

“Inception” është një film që ka të bëjë me ëndrrat. Ju vetë sa ëndërroni në jetën tuaj?

Jam vërtet ëndërrimtare. Jo vetëm kujtoj ëndrrat që kam parë por kam aftësinë që edhe t’i kontrolloj ato. Më ndodh të kem netë të ngarkuara, nëse zgjohem gjatë një ëndrre mund të kthehem në gjumë për ta përfunduar ëndrrën. Do isha shumë kurioze të merrja pjesë në ëndrrën e një luani.

 

Keni fituar çmimin Oscar për interpretimin e Edith Piaf në “La Vie En Rose”. Si jeni ndjerë pas këtij çmimi të madh?

Si filmi ashtu dhe fitorja e Oscarit e kanë ndryshuar jetën time në një mënyrë shumë pozitive. Kur isha në Los Angeles gjatë fushatës së ndarjes së çmimeve, i thoja vetes vazhdimisht që nuk ishte e vërtetë, ishte diçka tjetër. Po përjetoja një kohë të bukur e plot emocione. Por në fund më duhej të bindja veten që ishte e vërtetë. Sepse gjatë gjithë kohës nuk arrija ta besoja.

Ju është dashur të largoheni shpesh nga Parisi për të xhiruar në Amerikë. Jeni ndjerë nostalgjike për vendin tuaj?

Po, është e vërtetë. Vitet e fundit më është dashur të shkëputem nga Parisi për të ardhur në Amerikë për disa role. Por mund të them që jam ndjerë shumë mirë madje nuk më ka munguar Parisi. Mund të them që më ka munguar Amerika kur jam kthyer në vendlindje.

Cila është ambicia juaj më e madhe në aktrim?

Nuk kam ndonjë qëllim të caktuar apo ambicie në vetvete. Thjesht dua të bëj jetën që po bëj tani pa luhatje dhe ndryshime të mëdha. Si aktore do doja të tregoja histori të bukura.

Çfarë ëndërrojë të bëje kur ishe adoleshente?

Gjithmonë ëndrrat e mia kanë  qenë të lidhura me aktrimin. Por ajo që mbaj mend nga adoleshenca ime është se nuk doja të isha vetvetja shpeshherë; doja të isha njëkohësisht si shumë njerëz të tjerë. Profesionet e tyre më miklonin. Ndoshta kuptova se të gjithë ata jetonin brenda meje dhe nëse unë arrija të lidhesha me

ta do të ishin pjesë e imja. Do të kasha shumë aspekte për t’u shprehur.

Si keni mësuar të aktroni?

Nuk besoj se të aktrosh është një profesion që mund të mësohet. Nuk ka rregulla të veçanta të cilat ti mund t’i mësosh në teori dhe pastaj t’i zbatosh në praktikë. Ti mëson se si përdoren emocionet dhe ndjenjat. Nëse je e zonja në shprehjen dhe artikulimin e tyre në mënyrë bindëse atëherë ia ke arritur.

 

Duket se edhe muzika ka qenë një nga ëndrrat e tua? Si është raporti juaj me të?

Më ka pëlqyer gjithmonë të këndoj. Madje shpesh e kam pasur të vështirë ta ndaj muzikën nga aktrimi dhe i kam parë si dy ëndrra që rrinin përkrah njëra tjetrës. Të këndoja ka qenë për mua një aventurë e mrekullueshme, e sidomos të merrja pjesë në një muzikale amerikane. Uroj që të preferohem si këngëtare ashtu siç më pëlqejnë dhe si aktore.

Çfarë kujtoni shpesh nga këshillat e prindërve? A kanë qenë ata kritikues me ty?

Nuk besoj se kanë qenë kritikues. Kanë qenë si shumë prindër të tjerë që edhe u duhet të jenë të ashpër për të pasur fëmijë të realizuar. Shpesh më kanë këshilluar do të thoja sesa kanë kritikuar. Ajo që nuk do të harroj prej tyre është se si më kanë mësuar të fitoj gjithçka kam dëshur në jetë falë dëshirës. Mund të arrish çfarëdo në jetë nëse vërtet dëshiron. Këtë do kujtoja prej tyre.

Ka pasur ndonjë hezitim prej teje për të interpretuar rolin e Edith Pihaf?

Absolutisht jo. Unë kam ëndërruar të luaja karaktere të mëdha por asnjëherë nuk e mendoja se do luaja një ditë në një film të tillë. Kur mbarova së lexuari scriptin mbeta pa fjalë. Nuk e besoja që një skenar i tillë ishte në duart e mia. Kam pasur momente të çuditshme kur thoja “A jam unë në gjendje ta bëj këtë? Të jem 47

vjeç? Apo të dukem si 70? Të bëj si një fëmijë?” Të gjitha këto kërkonin shumë përgjegjësi dhe përkushtim artistik.

Ju është dashur të ndryshoni tërësisht fizikisht që të dukeni si Edith Pihaf. Si ia dolët?

Po. Kam pasur të veshur një protezë për t’u dukur më e madhe. Dhe një tjetër protezë në fytyrë, shumë krem dhe lyerje akrilike. Në fund të filmit kisha dhe një peruke prej qeroseje me flokë portokalli. Megjithëse më pëlqente, edhe pse shpesh doja t’i “vrisja” të gjithë ata që më preknin. E gjithë ato aromëra pastaj, më dukej sikur isha vërtet fëmijë.

I këndon të gjitha këngët vetë?

Jo, e vetmja pjesë që unë këndoj është kur ajo është duke pirë. Këndon shumë bukur dhe me një zë brilant. Por regjisorët vendosën që unë ta ruaj zërin për t’u mos sforcuar shumë. Por mund të them se këndoj më mirë se në atë skenë, sepse e dashuroj këngën.

 

Si arrite të përshtateshe në një karakter kaq ndryshe?

Unë nuk u përpoqa ta imitoj atë. Unë doja të kuptoja brendinë e saj.

Dhe për t’ia arritur më është dashur të lexoj shumë mbi jetën e saj, të shoh interpretime dhe të dëgjoja këngët. Filmat e saj, imazhet personale, intervistat e dhëna. U përpoqa të kuptoja kush ishte ajo. Kjo më pas nuk ishte ana teknike, është pjesa tjetër për të thënë ajo më abstrakte.

Si Edith të duhej t’i bërtisje shumë njerëzve. A jeni lodhur duke e sforcuar zërin tuaj?

(Qesh). Për të qenë e sinqertë, pak po. Por deri diku sepse më duhej ta kontrolloja në mënyrë që të mos ngjiresha.

Mendon se njerëzit do ta rizbulojnë Edith Piaf përmes këtij filmi?

Mendoj se shumë njerëz ndoshta nuk e njohin atë dhe jetën e saj. Por mendoj se po, mund të rizbulojnë këngët e saj të mrekullueshme.