Marseja arriti një kualifikim dramatik në finalen e Europa League, pasi vetëm në minutat e fundit të pjesëve shtesë ndaj Salzburgut, shënoi golin e kualifikimit. Koha e rregullt përfundoi ashtu si ndeshja e parë, teksa vendasit e Salzburgut po fitonin 2-0, me një gol të Haidara, dhe një autogol të Sarr.

Gjithçka shkoi drejt pjesëve shtesë, dhe Marseja po kërkonte më shumë kualifikimin. Gjithsesi, takimi po shkonte të vendosej nga ruleta e penalltive, por në sekondat e fundit mendoi Rolando, për të çuar Marsejën në finale, përballë Atletikos së Madridit.