Cilat janë vitet zakonisht më pak të lumtur në jetën e një personi? Dhe kur fillon mosha e lumtur? Një kërkim i Institutit Australian të Studimeve Familjare na nxit të ndjekim rrugën klasike të fjalës së urtë: jeta fillon në 50-at, jo në të 40-at. Sipas të dhënave të mbledhura, deri në moshën 15 vjecare ndihemi mjaft të lumtur, por niveli i kënaqësisë bie ashpër deri pak pas të 20-ave, më pas vijon të bjerë gradualisht deri rreth moshës 35 vjecare. Nga ajo kohë mbetet në nivele të ulta deri në 50 vjet, kur më në fund fillon të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, deri sa arrin maksimumin,- gjithmonë në mënyrë tipike , në 80 vjec.

Ardhja në jetë e një fëmije

Hulumtimi pasoi një mostër prej mbi 27,000 personash të moshës 15 deri në 90 vjet në një periudhë prej 12 vjetësh, duke i marrë në pyetje për nivelin e kënaqësisë, nga zero në 10, në lidhje me ngjarjet e zakonshme të jetës, të tilla si largimi nga shtëpia, ardhja në jetë e një fëmije, divorci, dalja në pension, ose vdekja e partnerit. Ardhja e një foshnje zakonisht rezulton në një rënie të vogël të lumturisë së nënave për vitin e parë, më pas një rënie të mprehtë në vitin e dytë, me variacione të ngjashme, por shumë më pak të theksuara për baballarët.

Në moshë të rritur meshkujt arrinë nivele më të larta të kënaqësisë se sa femrat, por rolet përmbysen në moshën e mesme, për të arritur më pas nivele të ngjashme në moshën e daljes në pension. Për fëmijët, largimi nga shtëpia e familjes nuk ka ndonjë ndikim të madh në aspektin e kënaqësisë, por përmirëson nivelin për prindërit, sidomos për nënat.

Mosha më e vështirë

Sipas kreut të hulumtimit, David de Vaus, shpjegohet lehtë se mosha më e vështirë është midis 35 dhe 50 vjeç, kur ‘peshon’ më shumë presioni i kredive për tu paguar, karriera dhe rritja e fëmijëve. ‘Kjo është mosha kur presionet e punës kanë tendencë të arrinë maksimumin, kur ka ndryshime të forta në karrierë dhe shanse, dhe është edhe koha kur ndarja dhe divorci kanë më shumë të ngjarë të ndodhin,’ shkruan në faqen e internetit të institutit. Në anën tjetër, janë të lidhur me një rritje të mprehtë në nivelin e lumturisë së martesës dhe fillimit të bashkëjetesës me partnerin, dhe për femrat muajt e shtatzënisë.

Kënaqësinë për jetën e tyre bie ndjeshëm për meshkujt dhe femrat përpara vdekjes së partnerit, si një reflektim i efekteve të sëmundjes, dhe arrinë në nivele minimale në vitin e ardhshëm të vdekjes së tij.