Roma ia doli të arrijë mrekullinë në Olimpico. Verdhekuqtë morën atë që i duhej, 3 gola ndaj Barcelonës dhe kalojnë zyrtarisht në turin tjetër, duke eliminuar Barcelonën.

Që në fillim, shënoi Xheko, duke ndezur shpresat për ujkonjat. Pjesa e parë u mbyll me shifat 1-0, ndërsa ekipi i Di Françeskos vazhdoi të shpresonte edhe në të dytën. Ishte De Rosi, që me fillimin e 45 minutave të dyta, shënoi me penallti. Teksa romanëve i duhej edhe një gol, ai që mendoi për të siguruar gjysmëfinalen ishte Manolas, që me kokë, eliminoi Barcelonën, që u duk e pafuqishme në Olimpico. Një përmbysje e madhe për verdhekuqtë.

Roma-Barcelona 3-0

Gol: Xheko 6′, De Rosi pen. 58′, Manolas 82′