Më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në nëntë muaj, që nga regjistrimi i rastit të parë në Kinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e ka quajtur këtë një “moment historik agonues” dhe sipas Reuters llogaritet që një person vdes çdo 16 sekonda.

Ndërsa pandemia është përhapur në 188 vende ose rajone, më shumë se gjysma e vdekjeve totale në botë (562,139) janë përqëndruar në pesë vende: SH.B.A. (205,070), Brazil (142,058), Indi (96,318), Meksikë (76,603) dhe Mbretëria e Bashkuar (42,090).

Coronavirus china virus health healthcare who world health organization disease deaths pandemic epidemic worries concerns Health virus contagious contagion viruses diseases disease lab laboratory doctor health dr nurse medical medicine drugs vaccines vaccinations inoculations technology testing test medicinal biotechnology biotech biology chemistry physics microscope research influenza flu cold common cold bug risk symptomes respiratory china iran italy europe asia america south america north washing hands wash hands coughs sneezes spread spreading precaution precautions health warning covid 19 cov SARS 2019ncov wuhan sarscow wuhanpneumonia pneumonia outbreak patients unhealthy fatality mortality elderly old elder age serious death deathly deadly

Numri i vdekjeve globale që raportohet çdo javë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë po shkon drejt rënies nga një rritje në janar, edhe pse nga ana tjetër shifrat janë përsëri në rritje. (shih grafik lart)

“Ne po shohim që nivelet e fatalitetit klinik të bien ngadalë, po shohim mjekë dhe infermierë që përdorin më mirë oksigjenin, përdorin më mirë kujdesin intensiv, përdorim më të mirë të deksametazonit.”, shpjegoi Dr Mike Ryan, kreu i urgjencave të OBSH-së.

Por ai gjithashtu paralajmëroi se numri i të vdekurve mundet që fatkeqësisht të ketë gjasa të dyfishohet në dy milion nëse qeveritë “nuk bëjnë atë që duhet për të shmangur këtë numër”.

Edhe pse numri i vdekjeve reale mund të jetë më i lartë sepse rastet dhe vdekjet regjistrohen ndryshe në secilin vend, ndërsa testimi po bëhet në mënyrë sporadike në disa rajone.

Coronavirus china virus health healthcare who world health organization disease deaths pandemic epidemic worries concerns Health virus contagious contagion viruses diseases disease lab laboratory doctor health dr nurse medical medicine drugs vaccines vaccinations inoculations technology testing test medicinal biotechnology biotech biology chemistry physics microscope research influenza flu cold common cold bug risk symptomes respiratory china iran italy europe asia america south america north washing hands wash hands coughs sneezes spread spreading precaution precautions health warning covid 19 cov SARS 2019ncov wuhan sarscow wuhanpneumonia pneumonia outbreak patients unhealthy fatality mortality elderly old elder age serious death deathly deadly

Çfarë i vret më shumë njerëzit çdo vit?

Është e vështirë të dihet saktësisht se sa vdekjeprurëse është COVID-19 për shkak të mungesës së të dhënave të sakta.

Por ka akoma gjasa që njerëzit të vdesin nga sëmundje jo -ngjitëse, ato që nuk transmetohen mes njerëzve.

Sipas “Our World in Data” 56 milionë njerëz vdiqën në vitin 2017. Nga këta, gati gjysma (49%) ishin mbi 70 vjeç; vetëm 1% ishin më të rritur se 5 vjeç dhe më të vegjël se 14; dhe gati 10% ishin fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Vrasësi më i madh deri tani ishte sëmundja kardiovaskulare (CVD) – përgjegjëse për më shumë se 17 milionë vdekje, ose rreth një e treta e të gjitha vdekjeve atë vit.

Nga ato vdekje, 85% ishin për shkak të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, dhe tre të katërtat ishin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sipas OBSH-së.

Sëmundjet kanceroze vranë më shumë se 9.5 milionë njerëz, ose rreth një në gjashtë njerëz, duke e bërë atë shkakun e dytë kryesor të vdekjeve në botë. OBSH thotë se rreth 70% e atyre që vdesin nga kanceri janë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Shkaku i tretë kryesor i vdekjes globalisht është grupi i sëmundjeve të frymëmarrjes, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD), astmën, sëmundjet profesionale të mushkërive dhe hipertensionin pulmonar, të cilat së bashku janë përgjegjëse për më shumë se tre milion vdekje.

Aksidentet e trafikut rrugor ende vrasin më shumë se një milion njerëz çdo vit, duke i kushtuar shumicës së vendeve 3% të PBB-së së tyre dhe janë shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët dhe të rriturit e moshës pesë deri në 29 vjeç, thotë OBSH.

Coronavirus china virus health healthcare who world health organization disease deaths pandemic epidemic worries concerns Health virus contagious contagion viruses diseases disease lab laboratory doctor health dr nurse medical medicine drugs vaccines vaccinations inoculations technology testing test medicinal biotechnology biotech biology chemistry physics microscope research influenza flu cold common cold bug risk symptomes respiratory china iran italy europe asia america south america north washing hands wash hands coughs sneezes spread spreading precaution precautions health warning covid 19 cov SARS 2019ncov wuhan sarscow wuhanpneumonia pneumonia outbreak patients unhealthy fatality mortality elderly old elder age serious death deathly deadly

Së fundmi, aftësia për të parandaluar sëmundjet dhe shkaqet e tjera vdekjeprurëse është vënë nën presion të madh, nga trysnia që po ushtron Covid-19 në sistemet shëndetësore në botë.

Prsh, qendra e bamirësisë “Cancer Research UK” vlerësoi në qershor se dy milion pacientë po prisnin për trajtime, teste dhe terapi të kancerit.

Lancet vlerësoi një rritje prej 7.9 në 9.6% të vdekjeve nga kanceri i gjirit deri në pesë vjet pas diagnozës, krahasuar me shifrat para-pandemike, ndërsa shifra për kancerin kolorektal u rrit nga 15.3 në 16.6%.

Pandemia gjithashtu ka zmbrapsur përparimin në zhdukjen e sëmundjeve infektive, pasi ka prishur programet e imunizimit në të paktën 68 vende që nga Marsi.

Rreth 80 milionë fëmijë nën moshën një vjeç mendohet se janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të tilla si fruthi./WEF