Nëse duam të dobësohemi mund t’ia arrijmë fare lehtë edhe në një kohë të shkurtër! Ajo që është e rëndësishme është vëmendja që duhet t’i kushtojmë disa detajeve të vogla por thelbësore që kanë të bëjnë me zakone të të ngrënit. Kujdes me vaktin parësor që është mëngjesi, kujdes me sasinë e kalorive si dhe palestrën. Ushtrimet fizike nuk duhet të jenë të tepruara!

Jim Karas, një prej dietologëve më të mirë në mbarë botën, ndan me të gjithë lexuesin e tij disa prej këshillave me efektive, se si të humbim sa më shumë kg në një kohë të shkurtër.

Mëngjesi është më i rëndësishmi

 

“Nëse dita juaj përjashton mëngjesin, mos harroni faktin se urija juaj do të jetë më e madhe gjatë pjesës së dytë të ditës. Nëse keni një staturë të shkurtër, një mëngjes me rreth 300-400 kalori do të ishte mëse i mjaftueshëm.

Stomaku nuk ka të drejtë

Të kalosh nga pjata në pjatë dhe të justifikohesh me faktin se stomaku im kërkon më shumë dhe nuk është ngopur. Ky është një prej gabimeve më të mëdha. Asnjë herë nuk duhet të pretendoni që stomaku juaj do të ngopet plotësisht, sepse në atë moment të caktuar ju thoni: “Plasa”.Që të evitoni një gjë të tillë, duhet të konsumoni ushqime të cilat të kenë shumë ujë, si perime, apo produkte peshku.

Kufizoni ushqimet e mbingopura

Tregohuni të kujdesshëm sidomos në ushqimet super kalorike, të tilla si: vaji i ullirit (mundohuni të hani vetëm një lugë në ditë); avocado (hani vetëm ¼ e saj); buka e grurit (nuk do të thotë që të abuzoni vetëm nga fakti se ajo përbëhet prej drithrave).

Ndjenja e fajit

Evitojini në maksimum restorante të tilla si ato kineze, japoneze, ushqimet e të cilave janë shumë kalorike.

Cikli i kalorive

Kjo është një etapë në të cilën gjithësekush prej nesh duhet të bëjë kujdes në mënyrë të veçantë, por kjo është edhe një gjë individuale sepse varet si nga pesha ashtu edhe nga gjatësia e gjithësecilit prej nesh.

Mos ekzagjeroni me palestrën

Edhe ushtrimet që bëni në palestër duhet të përshtaten me organizmin tuaj, sepse ushtrime të njëjta ndikojnë në mënyra të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Duhet të bëni kujdes edhe me ekzagjerimin e ushtrimeve, sepse nuk ka të bëjë fare numri i ushtrimeve të kryera me rezultatin. Gjë kjo që keqkuptohet nga një pjesë e madhe njerëzish.

Bëni fiskulturë të rregullt

Bëheni fiskulturën mënyre jetese, disa nga pikat më të rëndësisheme për të ndjekur aventurën tuaj me rezultatet që doni janë: të dini synimet tuaja. Hani ushqim të pastër dhe të pasur me vitamina karbohidrate dhe minerale, kontrolloni yndyrnat. Pyetni kurdoherë kur nuk jeni të sigurt për diçka.

Fiskultura e rregullt ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe energjisë trupore, duke e bërë trupin të humbasë yndyrnat, duke i dhënë një prerje dhe hollësim në çdo pjesë të trupit.

Mos u rezervoni në proteina

Gjatë stërvitjes fijet e holla muskulare thyen ose këputen ndaj një ditë pasi bëjmë fiskulturë kemi dhembje të muskujve që përdorëm. Kur muskujt thyen ato kanë nevoje për protein, amino acide kreatine , glutaminë etj. Proteina ndihmon muskujt të rriten e të zhvillohen shpejt, proteinat nuk përdoren si energji por janë të nevojshme për strukturat e qelizave të muskujve, hormoneve, enzimave etj. Proteinat përbëhen nga njësi më të vogla që quhen amino acide. Gjithsej janë 20 amino acide, nga të cilat tetë janë esenciale, që do të thotë që trupi nuk i prodhon dot por duhet që të furnizohen me anë të ushqimit që ne konsumojmë.

Merreni lehtë, pa u stresuar

Rënia në peshë është një prej gjërave që konsiderohen si më të vështira. Me vullnetin dhe me regjimin e duhur ushqimor, ajo mund të jetë më e thjeshtë se kurrë. Mos harroni ndihmën dhe këshillat profesionale të cilat kujdesen për ju më së miri.