Teksa ka kaluar vetëm një muaj nga ndryshimet në ligjin për sponsorizimet, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka iniciuar këto ditë ndryshime të reja që lidhen me lehtësirat e procedurave të sponsorizimit për sportin.

Me anë të këtij projektligji synohet që sponsorizuesit për sponsorizimet në aktivitetet e sportit të kenë lehtësirat e mëposhtme:

1-Për sponsorizime në rastet e sporteve ekipore më të përhapura, u njihet zbritja deri ne 20 për qind  nga tatimi i fitimit.

2- Për sponsorizime të sporteve më pak të përhapura deri ne 10 për qind të tatimi fitimit.

Për të përfituar nga sponsorizuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

– të paraqesë një deklaratë  në të cilën angazhohet të japë sponsorizim për shoqatën sportive, klubin sportiv ose federatën sportive që kërkon mbështetje financiare;

– pas lëshimit të certifikatës së sponsorizimit, të tranferojë shumën e treguar në certifikatë;

– pas transferimit të shumës së sponsorizimit, njofton organet tatimore përgjegjëse në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

-transferon të paktën 75% të shumës së deklaruar për sponsorizim, gjatë vitit kur sponsorizimi është miratuar.

Sponsorizimet në favor të sporteve ekipore më të përhapura, duhet të destinohen për:

  1. a) evidentimin e talenteve dhe zhvillimin e sportistëve të rinj;
  2. b) mbulimin e shpenzimeve të stafit sportiv;
  3. c) përmirësimin dhe rinovimin e pasurive të luajtshme që i shërbejnë për aktivitetin sportiv;

ç) zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive;

  1. d) shpenzimet që kanë të bëjnë me trajnimin; ose
  2. dh) mbulimin e shpenzimeve që rrjedhin nga organizimi i garave sportive.

porti sipas legjislacionit shqiptar konsiderohet  si një e drejtë e aksesueshme për të gjithë.

Nëpërmjet këtij projektligji parashikohet që çdo sponsorizues, i cili realizon një sponsorizim në një nga sportet ekipore më të përhapura, mund të përfitojë lehtësi tatimore të parashikuara në këtë ligjin nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”, të ndryshuar”, deri në masën e përcaktuar në certifikatën e sponsorizimit.

Gjithashtu, çdo shoqatë sportive, klub sportiv ose federatë sportive që ushtron aktivitetin e saj në një nga sportet ekipore më të përhapura, mund të jetë subjekt i një sponsorizimi sipas kuptimit të dhënë në këtë ligj. Aplikuesi ka të drejtë të aplikojë për tu pajisur me certifikatën e sponsorizimit duke ndjekur rregullat dhe procedurat, si dhe të plotësojë dokumentet dhe kriteret që përcaktohen në këtë ligj.

Si kusht për njohjen e shumës si sponsorizim, sponsorizuesi, është i detyruar që t’i paguajë gjithashtu të sponsorizuarit një shumë prej 30% te shumes se përcaktuar në paragrafët si me sipër dhe për sporte më pak të njohura është i detyruar që t’i paguaje gjithashtu te sponsorizuarit një shume prej 20% të shumës.

Brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton me vendim ngritjen e komisionit të përhershëm për shqyrtimin e aplikimit. Komisioni është përgjegjës për pritjen e aplikimit, shqyrtimin e tij, komunikimet dhe njoftimet me aplikuesit, çdo veprim tjetër të nevojshëm deri në pajisjen me certifikatë sponsorizimi, si dhe monitorimin e sponsorizimit.

/MONITOR.AL