Më shumë se gjysma e njerëzve në Indi kanë shumë besim te shkencëtarët për të bërë atë që është e drejtë, sipas një kërkimi të ri.

Kjo është dukshëm më shumë se në shumë ekonomi perëndimore si në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Gjermani.

Megjithatë, shumica e vendeve ka një vlerësim të madh për shkencëtarët nëse krahasohen me grupe të tjera të rëndësishme si udhëheqësit e qeverisë, medias apo drejtuesit e bizneseve.

Ndër të tjera ka një marrëveshje të gjerë mes gjithë ekonomive të anketuara mbi vlerën e kërkimit shkencor, me pjesën më të madhe të njerëzve që e vlerësojnë të rëndësishëm për vendin e tyre që qenët lider në arritjet shkencore.

Pavarësisht mendimit pozitiv për shkencëtarët në përgjithësi, ekziston një këndvështrim më i larmishëm kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale dhe automatizimin në vendin e punës.

Ndërkohë që ekonomitë në rajonin e Azi-Paqësorit kanë më shumë të ngjarë të kenë një qëndrim pozitiv ndaj progresit në këtë sektor, 42% e njerëzve të intervistuar deklaruan se automatizimi ka qenë një gjë e keqe.

Dhe njerëzit në Francë, Spanjë e Brazil janë ndër ata që kanë më pak të ngjarë të thonë se automatizimi në vendin e punës ka qenë një e mirë për shoqërinë.

Kërkimi u krye nga Pew Research Center në 20 ekonomi të ndryshme, me hulumtimin që u mbyll në mars 2020, para se koronavirusi të arrinte në disa vende.

 

Burimi: World Economic Forum