Ne dhe “ato”…

2018-03-01T09:51:05+00:0025 Maj, 2012 10:11|Kategoritë: Jetë, Stil & Design|

Nëse ngjajmë me to, ja se si duhet të vishemi!

I adhurojmë ato, jo vetëm për rolet, batutat por mbi të gjitha për fizikun dhe veshjet e tyre. Duken të veshura bukur sepse kanë zbuluar sekretin e trupit të tyre. Cila është pjesa më interesante që kanë? Me atë luajnë më tepër. Ndaj nëse trupi juaj ngjan me njërin prej divave të mëposhtme atëherë vishuni si ato!

Queen Latifah

Look-u i saj: Gjithmonë i ka besuar duarve të stilistit Bradley Bayou kur bëhet fjalë për shfaqjet e saj në publik. Format e saj që të duken sa më mirë duan një kujdes tejet të veçantë ndaj edhe ai përdor materiale shumë të mira të cilat të krijojnë imazhin e një trupi që të duket sa më mirë.

Look-u juaj: Provoni të vishni bluza të cilat të kënë një dekolte të hapur dhe në rast se kombinohen më një korse e cila t’ju mblidhte “kilet e tepërta”, do ju bënte të dukeshit më të gjata dhe më elegante. Mos hezitoni të nxirrni në pah të gjitha ato pjesë trupore të cilat ju mendoni se i keni shumë të bukura. Nëse keni këmbë të gjata, minifundi do të ishte zgjedhja e duhur.

Eva Longoria

Look-u i saj: Një prej yjeve të “The Desperate Housewives” ka një staturë trupore jo shumë të gjatë. Kur punoj me Evën gjithmonë përdor modele të gjatë fustanesh për të krijuar tek njerëzit idenë se ajo është më e gjatë, shprehet Bayou. E rëndësishme është që të theksohet edhe beli i saj sepse në të kundërt figura e saj trupore do të humbiste fare.

Look-u juaj: Sipas Bayou-it, për t’u dukur sa më të gjata, duhet të vishni materiale të cilat të mos jenë shumë të ngarkuara në dizajn, sa më të thjeshta dhe sigurisht të gjata.

Anne Hathaway

Look-u i saj: Sipas Bayou kjo aktore ka shpatulla të gjera dhe vithe të harkuara, prandaj sa më shumë që t’i nxjerrë në pah si shpatullat dhe vithet aq më i vogël do të duket beli i saj. Duke qenë se ajo është e gjatë dhe elegante në të njëjtën kohë, përmasat trupore i ka pothuajse ideale.

Look-u juaj: Nëse keni përmasa të ngjashme me ato të aktores në fjalë, Bayou ju siguron se është shumë e thjeshtë për të gjetur veshjen ideale dhe mbi të gjitha që ju të dukeni shumë mirë.

Beyoncé Knowles

Look-u i saj: Një prej këngëtareve që gjithmonë është shquar për format e saj të përkryera fizike, tek të cilat në pamje të parë të bie në sy pjesa e fundshpinës. Minifundi qëndron mjaft mirë në një siluetë të tillë dhe prandaj unë e praktikoj shumë shpesh tek ajo, shprehet Bayou.

Look-u juaj: Nëse keni një trup që i përngjason atij të Beyonce, ju këshillohet që të vini në dukje belin dhe këmbët tuaja. Rripet e trashë në bel janë një detaj mjaft i gjetur në këtë rast.

Taraji P. Henson

Look-u i saj: Trupi i saj ka linja të cilat do t’i dëshironin pothujse të gjitha. Zakonisht nxjerr në pah belin dhe pjesën e bustit.

Look-u juaj: Nëse edhe ju krenoheni me pjesën tuaj të bustit gjëja më e duhur për t’u bërë është që të vishni rroba të cilat t’i nxjerrin më së miri në pah këto forma trupore.

Blake Lively

Look-u i saj: Një prej aktoreve të The Gossip Girl” dhe një prej femrave që hamendësohet se është e dashura e re e aktorit Leonardo Di Caprio, nuk ka aspak frikë që të nxjerrë në pah të gjitha hiret e saj femërore. Në një prej fustaneve të dizenjuar nga Michael Kors ajo shkëlqen si kurrë më parë.

Look-u i saj: Nëse edhe ju keni pothuajse të njëjtën strukturë më atë të Blake Lively, ne ju këshillojmë që t’i evitoni dekoltetë e tepruara dhe të vishni funde me gjatësi deri tek gjuri, të cilat mund të jenë shumë herë më tërheqëse sesa minifundet e shkurtra. 

Cameron Diaz

Look-u i saj: Cameron ka padyshim trupin që do dëshironte pjesa më e madhe e femrave. E gjatë, elegante dhe me tipare të rregullta por mbi të gjitha mjaft tërheqëse. Linjat e fustaneve të gjatë janë një prej stileve që asaj i shkojnë më për shtat.

Look-u juaj: Mos i thoni jo minifundeve. Nëse keni linja të rregullta gjithçka do të duket mirë në trupin tuaj dhe mbi të gjitha do të nxirrte në pah gjatësinë e këmbëve tuaja.

Selena Gomez

Look-u i saj: Artistja e re po shndërrohet në një prej femrave më të kritikuara përsa i përket veshjeve dhe tendencave të fundit që ajo sjell me anë të look-ut të saj. Ka gjetur një linjë veshjeje me anë të së cilave ajo duket mjaft mirë dhe në të njëjtën kohë pëlqehet shumë edhe nga publiku.

Look-u juaj: Nëse edhe ju keni një staturë të shkurtër si ajo e Selenës, ju këshillohet që të përdorni funde dhe fustane të cilat t’ju nxjerrin sa më të gjatë dhe të mos e vënë shumë në dukje gjatësinë që ju s’keni. Kini kujdes që jo gjithçka që vishni duhet të jetë shumë e ngushtë.

Bryce Dallas Howard

Look-u i saj: Një prej aktoreve më të rëndësishme të filmit “The Twilight” është shprehur për shtypin se është shtatëzënë por kjo nuk e pengon atë për t’u dukur mirë.

Look-u juaj: Nëse edhe ju jeni në të njëjtën gjëndje si edhe Bryce Dallas Howard, ju këshillohet që poshtë belit të vendosni një rrip të hollë.