Vera është periudha më e bukur ku shumë vajza dëshirojnë të realizojnë dasmën e tyre. Të paturit e një martese të mbarë është sa e lehtë aq edhe e vështirë. Por mënyra se si e nis atë është më se e rëndësishme. Si të menaxhoni stresin para-martesës, qendrimi vetëm, apo me personat e duhur, evitimi i zënkave janë disa prej këshillave që duhen marrë parasysh

“Nëse çiftet nuk do të ziheshin për asgjë, atëherë debati dhe interesi ndaj njëri tjetrit do të thotë se mungon. Zënkat me sa duket kanë edhe anën e tyre pozitive, sigurisht deri në momentin që e bëjnë martesën të “kërcejë” në pistën e duhur, pasi zënkat e tepruara sjellin vetëm rrëzimin e saj. Por ajo që sugjerojnë psikologët është të mos krijoni zënka me partnerin tuaj veçanërisht në ditët e përgatitjes së ceremonisë suaj. Dasma është kurorëzimi i dashurisë suaj ndaj edhe pse mund të jetë një periudhë e vështirë mundohuni të evitoni zenkat dhe streset e krijuara me të dashurin tuaj.”

Lista e madhe e të ftuarve, detajet e një ceremonie të rëndësishme në jetën tënde bën që të ndihesh mëse e stresuar para një dasme të madhe. Por kjo gjendje është më se normale. Bëj një frymëmarrje të thellë, dhe përgatitu emocionalisht dhe fizikisht për dasmën tënde duke menduar me shumë qetësi. Mendo për lumturinë tënde pa u frikësuar. Pak stres gjithsesi të ndihmon për të arritur qëllimet dhe objektivat e një ceremonie të mirëorganizuar. Edhe zgjedhja e ushqimit cilësor bën mirë në menaxhimin e stresit.”

Vlerësoje atë

Të qenurit në qendër të vëmendjes është ajo që kërkon ndofta në mënyrë të pandërgjegjshme egoja e gjithsecilit. Na pëlqen të na lavdërojnë të na atribuojnë cilësitë, vlerat dhe arritjet që kemi realizuar. Në të njëjtën mënyrë reciproke edhe partneri do të meritonte të njëjtën vëmendje, përkushtim e mbi të gjitha vlerësim. Në fund të fundit në një proces të tillë nxitës ndjenjash, që prodhon lumturi ashtu sikurse edhe mërzitje, nuk duhet të presim vetëm outpute por edhe inpute të tipit vlerësues. Është e rëndësishme të shprehim ndjenjat tona, sidomos ato që në thelbin e tyre përmbajnë dashuri. Sepse edhe çelësi i një martese të suksesshme është dashuria dhe mënyra se si e tejçojmë atë.

Si të përgatiteni për një martesë të mbarë

Martesa është marrëdhënia që shpeshherë më te drejtë mund të përcaktohet me termin “beteja e çifteve”. Me sa duket termi merr shkas nga martesat e fundit në kohë si dukuri sociale. Pasi së fundmi gjërat kanë ndryshuar, duke bërë që marrëdhëniet shoqërore mos të jenë më të njëjta, ndaj dhe e drejta e individëve për të qenë më të lirë e vetkërkues është parë në raportet midis partnerëve.

Dëshira për të pasur një martesë të bukur, të gjatë, domethënëse, një mbështetje që ke kërkuar vazhdimisht është te të gjithë ne. Ndaj kemi nevojë për atë që fare mirë mund ta quajmë si “martesë të zgjuar”, një martesë që përveçse do të gjenim vetveten do të ngulmonim fare mirë për vazhdimësinë e po ashtu jetëgjatësinë e saj.

Sekretet për një raport të suksesshëm i gjejmë të mbjellura në shumë aspekte. Mjafton të dimë se si të përkushtohemi, dhurojmë romancë, falim pozitivitet, artikulojmë mençuri, të dimë të kuptojmë ashtu sikurse të pranojmë edhe propozimet e ndryshimeve  që na bëhen.

Procesi i martesës, e veçanërisht asaj të suksesshme, mbart gene të një filozofie të plakur me të cilën duhet të mësojmë të bashkëjetojmë për të marrë kuptimin më të bukur prej saj.

Si ta menaxhosh stresin

Lista e madhe e të ftuarve, detajet e një ceremonie të rëndësishme në jetën tënde bën që të ndihesh mëse e stresuar para një dasme të madhe. Por kjo gjendje është më se normale. Bëj një frymëmarrje të thellë, dhe përgatitu emocionalisht dhe fizikisht për dasmën tënde duke menduar me shumë qetësi. Mendo për lumturinë tënde pa u frikësuar. Pak stres gjithsesi të ndihmon për të arritur qëllimet dhe objektivat e një ceremonie të mirëorganizuar. Edhe zgjedhja e ushqimit cilësor bën mirë në menaxhimin e stresit.

Roli yt si bashkëshorte

Identiteti yt do të ndryshojë tërsisht pas ceremonsë martesore. Ti nuk do jesh më vajza e fejuar që ke kohën e lirë për të bërë gjëra e për t’i marrë më me lëhtësi. Roli yt do të ndryshojë, nga vajza e dashuruar do të transformohesh në gruan e martuar që e presin përgjegjësi të reja. Tashmë do jesh një bashkëshorte që do i duhet të mendojë për karrierën, dashurinë, punën apo dhe të qenurit nënë.

Ta fillosh me zgjuarsi 

Të martuarit nuk është gjëja më e thjeshtë në botë. Sepse të martohesh do të thotë të gjesh njeriun dhe partnerin e duhur tek i cili merr dhe jep mbështetje në mënyrë reciproke. Filozofia kryesore e martesës së zgjuar është dashuria e vërtetë që ekziston midis partnerëve. Është ajo lloj dashurie që shkon përtej parasë, ambicies personale, punës së suksesshme apo karrierës personale, ndonjëherë edhe shëndetit. E në fakt në fjalë të tilla do të kuptonim dashurinë ideale që rrallë se ekziston. Nëse asnjëra nga vlerat e mësipërme nuk plotësohet në një proces të tillë martesor atëherë rruga e përpjekjeve për ta çuar këtë martesë drejt suksesit është pa krye. Ndaj në këto raste sugjerohen divorcet. Në Amerikë 75 për qind e martesave kanë rezultuar të tilla. Nga ana tjetër partnerët e kanë gjetur veten të përfshirë në lidhje të tjera, lidhje tek të cilat kanë gjetur shpëtimin dhe motivet për të cilat ia ka  vlejtur lufta për dashuri.

Qëndrimi vetëm,  bën më mirë 

Ndërsa jeni në mendime se si të arrini një gjendje të dëshiruar para ceremonisë suaj martesore, reflektoni nëse jeni në gjendje ta arrini vetë, me partnerin tuaj apo me miqtë dhe të afërmit. Në shumicën e rasteve sugjerohet që të përgatiteni për dasmën vetëm. Kur jeni me dikë tjetër, është më e vështirë të vendosni kontroll mbi zakonet dhe sjelljet ndërvepruese të komunikimit. Kjo shkakton vështirësi në menyrën se si mund t’i kontrolloni ju emocionet tuaja. Vetëm kur jeni vetëm do të keni hapsirat e mjaftueshme për të rikrijuar emocionet dhe gjendjen më të mirë psikologjike.

Mirëkuptimi, sukses i garantuar 

Një marrëdhënie e shëndoshë martesore duhet të ketë themele të fortë që të mbahet. Ndryshe ajo do të rrëshqasë dhe do të përfundojë në mossuksesin e saj. Por çfarë duhet patur parasysh kur themi një themel i fortë martesor, është pikërisht marrëdhënia konfidenciale që lind midis partnerëve.

Duhet të dish të kuptosh dhe mbështesësh ashtu sikurse ndien nevojën të mbështetesh në rrethana të caktuara. Duhet të dish të argumentosh të gjitha pikëpamjet dhe mendimet që mund të kesh në lidhje me diskutime të ndryshme. Të mirëkuptuarit është një fakt shumë i rëndësishëm që artikulon produktivitet në raporte të ndryshme. Nëse shumë martesa kanë përfunduar në divorc apo ndarje të hidhura është sepse partnerët nuk kanë ditur të mirëkuptojnë, jo sepse në të gjitha rastet ka munguar pasioni apo dashuria esenciale.

Romanca nuk duhet të mungojë 

Të krijuarit e momenteve të bukura dhe plot ngjyra romantike është ajo që i duhet vërtet një martese të bukur e të zgjuar. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të veçantë edhe para ditëve të dasmës. Ndoshta koha nuk do t’ju premtonte por dashuria dhe afeksioni nuk duhet të harrohet. Pasioni dhe të qenurit romantik do të ishin rekomandimet më efikase për një martesë jetëgjatë. Një gjë është e sigurt. Romanca nuk e bën të bukur një martesë vetëm në formë, por i jep vitalitet sidomos përmbajtjes së saj. Martesa juaj nuk do të plakej kurrë. Nëse keni gjetur dikë me të cilin do të donit pambarimisht të kalonit jetën, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është t’i prezantoni atij hartën e dëshirave dhe kënaqësive që do t’ju çonin në romancat më të bukura të papërjetuara.

Fillimi i mbarë, gjysma e suksesit 

Një fillim i mbarë me të drejtë do të ishte gjysma e suksesit. Një fillim i mbarë do të nënkuptonte gjithçka. Një fillim i mbarë në të kuptuarin e partnerit, dhënien ashtu sikurse pranimin e dashurisë, të qenurit i përkushtuar në zgjidhjen e shumë problemeve dhe interesave të përbashkët, të qenurit egoist për të mirën e të dyve, do ishte një fillim i mbarë i një rruge të gjatë. Nëse konfliktet apo mosmarrëveshjet do dihen të zgjidhen që në fillim atëherë dashuria do merrte tonalitete më serioze dhe gjërat do përvijonin drejt rrugës së mbarë e të suksesshme të martesës së zgjuar.

Mos u zini para dasmës 

Zënkat dhe bërja e tyre në mënyrë të herëpashershme sigurisht që nuk do të vlerësohej pozitivisht. Megjithatë nga shumë sondazhe të bëra është kuptuar se përtej anës së erret zënkat kanë edhe të mirat e tyre. Shpeshherë ato të motivojnë, bëjnë që të rritet interesi midis partnerëve, që edhe pse çojnë në irritime emocionale rezultati do jetë pajtimi në fushën e betejës. Nëse çiftet nuk do të ziheshin për asgjë, atëherë debati dhe interesi ndaj njëri tjetrit do të thotë se mungon. Zënkat me sa duket kanë edhe anën e tyre pozitive, sigurisht deri në momentin që e bëjnë martesën të “kërcejë” në pistën e duhur, pasi zënkat e tepruara sjellin vetëm rrëzimin e saj. Por ajo që sugjerojnë psikologët është të mos krijoni zënka me partnerin tuaj veçanërisht në ditët e përgatitje së ceremonisë suaj. Dasma është kurorëzimi i dashurisë suaj ndaj edhe pse mund të jetë një periudhë e vështirë mundohuni të evitoni zenkat dhe streset e krijuara me të dashurin tuaj.