Disa të sapoçelur, të tjerë priten të hapen – ja hapësirat e reja kushtuar formave të ndryshme të artit…

Musama, Muzeu i Sapunit në Marsejë

Ndodhet në Rue Fiocca 1, në zonën Vieux Port, Muzeu i Sapunit në Marsejë, i përuruar më 12 mars. Brenda hapësirës prej 400 metrash katrorë tregohet historia e sapunit të famshëm që daton që në Mesjetë, formula e të cilit u shkrua në një dekret mbretëror në vitin 1688. Po ashtu ka edhe një laborator ku mund të bëni sapunin tuaj në Marsejë. Një fakt: 95% e sapunëve që shiten në Marsejë vijnë nga Turqia dhe Kina.

 

Musée de la Romanité në Nîmes

Musée de la Romanité do të hapet më 2 qershor, i cili quhet dhe ‘Roma franceze’ (një orë e gjysmë larg nga Marseja). Struktura ultramoderne e projektuar nga arkitekti Elizabeth de Portzamparc ndodhet pikërisht përballë amfiteatrit antik roman, i ndërtuar në shekullin e parë. Ekspozita e hapjes do t’i kushtohet gladiatorëve. Muzeu do të ketë edhe një kopsht të madh mesdhetar, një bar dhe një restorant i cili drejtohet nga shefi i njohur i kuzhinës Franck Putelat (i vlerësuar me dy yje Michellin).

 

Muzeu i Casanova-s në Venecia

220 vjet pas vdekjes, në vitin 1798, në qytetin e tij të lindjes, më 2 prill, do të përurohet muzeu i parë kushtuar Giacomo Casanova, Casanova Museum and Experience. Muzeu i cili ndodhet në Palazzo Pesaro Papafava, i ideuar nga sipërmarrësi Carlo Luigi Parodi, është një udhëtim multimedial. Gjashtë dhomat e muzeut përshkruajnë gjithë jetën e Casanova-s dhe interesat e tij, i pasionuar pas grave, fine e intelektuarle. Një Casanova virtual do të tregojë për veten dhe përvojat e tij, duke kaluar nga një dhomë te tjetra në një rrëfim tematik.

 

MOMEM në Frankfurt

Hapja e MOMEM, Museum of Modern Electronic Music në Frankfurt, është shtyrë disa herë përgjatë viteve. I lindur si ide e Alexander Azary e Talla 2XLCe do ta shohë dritën e çeljes në prill në një hapërisë të Frankfurt Children’s Museum, deri sa të gjejë një vend përfundimtar.

 

MarteS në Calvagese (Krahina e Breshias)

Museo d’arte Sorlini (Muzeu i Arteve Sorlini) i cili do të përurohet më 31 mars, është një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 180 vepra të artistëve nga Venecia dhe Lombardia (Tiepolo, Canaletto, Ricci e Guardi), të mbledhura nga një sipërmarrës nga Breshia, në më shumë se 50 vjet hulumtimesh me pasion. Muzeu është vendosur në rezidencën elegante të shekullit XVII të Luciano Sorlini, sot seli e Fondacionit.

 

Burimi: Il Sole 24 ore