Mbase keni dëgjuar që duhet të kurseni të paktën 6 muaj paga për shpenzime në raste emergjence, si për shembull në ato raste kur mbeteni pa punë. Por jo të gjithë e praktikojnë këtë, disa sepse nuk munden dhe disa të tjerë sepse janë mësuar të harxhojnë aq sa fitojnë. Po ju vijmë në ndihmë me pesë mënyra se si të filloni të kurseni që nga ky moment:

 

  1. Filloni nga kursimet e mëdha

Përpara se të nisni të kurseni monedha, filloni me shpenzime më të mëdha, si ato për makinën apo pushimet. Ju mund të filloni të reduktoni shpenzimet e sigurimit të makinës. Edhe për pushimet nuk është e nevojshme që të shpenzoni para për pushime ekstravagante kur ju mund të kurseni me pushime të thjeshta brenda vendit ose t’i shmangni për këtë sezon vere dhe t’i rezervoni më vonë në shtator apo tetor.

 

2. Kartat e kreditit

Sipas ekspertëve do të ishte perfekte sikur të llogarisnit shpenzimet e një jave dhe vetëm aq para të mbanit në kuletë. Mos tërhiqni para të tjera. Harrojeni kartën tuaj të kreditit, mos shpenzoni më tepër para nga sa ju duhen.

 

3. Mos shpenzoni paratë e dhuruara

Nëse jeni vërtet me aq fat sa t’ju ketë rënë lotaria apo ndonjë trashëgimi, atëherë ruajini në një llogari bankare. Mendoni se si të përmirësoni stilin e jetesës nëse merrni një rritje rroge apo ngriheni në detyrë.

 

4. Mos jepni para borxh

Bëni kujdes, nëse jeni në kohë të vështira mos jepni para borxh, ju nuk do të donit as të merrnit, as të jepnit para borxh, shmangini këto situata, ju nuk do të keni asnjë lloj përfitimi.

 

5. Mos ngacmoni fondin e emergjencës për shpenzimet ditore

Nëse hapni një llogari të posaçme bankare vetëm për fondin e emergjencës, atëherë do të ishte më mirë për të gjithë ju që nuk i bëni dot ballë tundimit, për të shpenzuar para. Kujtojini vetes që këto para janë për një qëllim tjetër dhe nuk mund t’i shpërdoroni për çfarëdo lloj arsyeje.

 

/Me përshtatje nga Forbes, redaksia e Shqip.al