Njerëzit që fitojnë më shumë para mund të kenë më pak të ngjarë të ndajnë pasurinë e tyre sesa ata që fitojnë më pak. Kjo sipas një studimi të ri nga Universiteti ‘Queen Mary’ në Londër.

Studiuesit kryen një eksperiment social ku njerëzit u rekrutuan për të luajtur role për para të vërteta.

Njerëzit u caktuan si me “status më  të ulët” ose me “status të lartë”, në bazë të shumës së parasë që iu dha në fillim të eksperimentit.

Lojërat përfshinin pjesëmarrësit që vendosnin se sa para donin të mbanin dhe sa donin të dhuronin për një “bankë”(arkë) në grup, e cila do të ndahej midis të gjithëve.

Ndonjëherë pasuria e njerëzve përcaktohej rastësisht, herë të tjera bazohej në përpjekjen e tyre.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit e “statusit më të ulët” kontribuonin më shumë në grup sesa ata me “status më të lartë”. Dhe ata që u etiketuan me “status të lartë” do të kontribuonin edhe më pak se kur ata morën pasurinë përmes rastësisë.

“Për individët me status të lartë, mënyra se si u arrit pasuria, qoftë përmes rastësisë apo përpjekjes, u duk se ishte faktori kryesor që përcakton nivelin e bashkëpunimit dhe dhurimit”, tha Magda Osman, autorja kryesore e studimit.

“Nuk ndodhte e njëjta gjë për individët me status të ulët.”

Nëse personat fitonin një status të lartë përmes përpjekjeve dhe jo rastësisë, tha ajo, kishte më shumë  të ngjarë të dëshironin të mbanin atë që kishin fituar. Kur pasuria ishte më e ulët  ata nxiteshin më shumë për të bashkëpunuar”.

“Çështja këtu është që edhe nëse dikush po vepronte në mënyrë bashkëpunuese, nuk ishte thjesht për arsye altruiste”, tha ajo.

Përkundrazi, kjo ndodhi pasi personi shpresonte se duke kontribuuar më shumë, edhe të tjerët do ta bënin këtë, dhe në fund kur shuma të ndahej do të përfitonin edhe ata nga kjo. Por edhe kjo gjë nuk kishte asnjë garanci që të gjithë të tjerët në lojë do të vepronin njëllojë. Me fjalë të tjera, personi merrte një rrezik më të madh për të kontribuar më shumë si një person me status më të ulët, sepse nuk e llogariste dot nëse të tjerët do të përgjigjen./Business Insider.