Një grup grash e vajza të veshura si nuse kryen një tubim në Romë për të protestuar për masat e sigurisë kundër koronavirusit që ndalojnë ceremonitë me shumë njerëz, siç janë martesat e mëdha.

Ngjarja, e organizuar nga një organizata italiane e dasmave, u quajt “tubimi i beqareve ose i të pamartuarve”.

Rreth 15 gra mbanin pankarta në duar dhe pozonin para vendeve të famshme të Romës si Shatërvani Trevi. Ata u fotografuan gjithashtu jashtë Parlamentit Italian, ku u bashkuan edhe anëtarët e industrive të dasmave të goditura shumë nga pandemia e Covid-19.

Francesca Del Vechio, një protestuese nga Napoli, tha për CNN se kishte menduar të martohej në shtator, por për shkak të kufizimeve të qeverisë italiane iu desh të shtynte datën për të paktën një vit.

Ajo tha se ndërsa ndryshimi i datës nuk ishte çështja, por kërkon që vitin tjetër të martohet “pa kufizime”.