Paga minimale do të ndryshojë. Këtë paralajmërojë kryeministri Rama, ndërsa shtoi se asnjë pagë nuk do të jetë më nën 30 mijë lekë.

“Lajmi i ri është që Shqipëria ka humbur më pak vende për frymë se vendet e tjera të rajonit. Rinintegrimi është bërë më shpejt. Sepse faktikisht mbyllja është bërë më shpejt po ashtu edhe hapja.

Sot jemi duke definuar atë masë që ka qenë një nga objektivat tona, e cila po vjen drejt realizimit, që është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë. Pra 30 mijë lekë të reja. Për të mos pasur asnjë pagë nën 30 mijë lekë. Këtu kam parasysh sidomos të gjithë ata të punësuar në sektorin e manifakturës, gra në të shumtën e herës, që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi të rritjes së pagave dhe në sektorin privat, duke filluar nga paga minimale.

Studimi për një rishikim të sistemit të taksimit progresiv po vazhdon. Besoj edhe aty do të kemi konkluzione pozitive.

Këto masa, duke filluar nga ligji i korrikut ku ne e bëmë realitet zerimin e taksave, e tatimfitimit dhe të TVSH-së, këto nuk kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe nga ana tjetër nuk është se u kutjuam sot, por janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”.