Është pothuajse verë, dhe ditët sa vijnë e bëhen më të ngrohta. Çdokush dëshiron të shkojë në plazh, të luaj më top në rërë me plazhistë të tjerë dhe nga ana tjetër askush nuk do që të dërgojë koronavirusin në shtëpi.

Ju mund të argëtoheni pa frikë, për aq kohë sa respektoni masat e distancimit social që janë miratuar e vendosur nga autoritetet shëndetësore, të cilat janë bërë rutinë muajt e fundit për të gjithë.

Ekspertët e sëmundjeve infektive tregojnë sesi të jeni të sigurt ndërsa argëtoheni në ujërat tuaja të preferuara.

Bazat e distancimit shoqëror

-Mbani të paktën gjashtë metra distancë nga njerëzit e tjerë nëse mundeni.

-Vishni një maskë leckë që mbulon gojën dhe hundën, dhe mos e hiqni atë ndërsa jeni jashtë. Kjo ju pengon të kolliteni, teshtitni dhe të merrni frymë nga virusi nëse jeni asimptomatik.

-Lani duart – 20 sekonda, me sapun dhe ujë – para, gjatë dhe pas udhëtimit tuaj në një vend publik.

-Mos dilni nëse ndjeheni të sëmurë ose keni kontaktuar me dikë që është i sëmurë. Të rriturit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje kronike duhet të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi.

Para se të shkoni në plazh

Rreziku i infeksionit mendohet të jetë më i ulët jashtë, ku era mund ta çojë virusin larg. Por si çdo gjë në epokën e koronavirusit, ekziston rreziku i përsëritjes tha Dr William Schaffner, specialist i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt.

“Ju mund t’i bëni të gjitha këto gjëra, vetëm duhet ta mbani veten sa më larg”.

Shikoni protokollin e sigurisë së pishinës ose plazhit. A kufizohet numri i njerzve në pishina apo plazhe që mund të futen në ujë njëkohësisht? Disa masa mund të kërkojnë që pushuesit të dalin nga uji në një kohë të caktuar për të shmangur mbipopullimin.

Shkoni të përgatitur. Shezllonet në hapësirat e përbashkta ose pjesët e pishinave mund të mos dezinfektohen midis ndërrimit të vizitorëve. Merrni me vete xhelat tuaj dezinfektues për të pastruar vendin tuaj të qëndrimit. Merrni gjithashtu maska rezervë, në rast se ajo që po përdorni laget nga uji.

Në ujë

Koronavirusi nuk ka të ngjarë të përhapet në ujë, thotë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC). Dezinfektimi i kimikateve të tilla si klori dhe bromi mund të “çaktivizojnë” virusin në ujë. Megjithëse CDC nuk specifikon se sa kohë duhet që virusi të çaktivizohet.

I njëjti udhëzim nuk ekziston për ujërat e kripura ose ujërat e ëmbla. Ende ka shumë gjëra që nuk dimë për Covid-19, kështu që gjëja më e sigurt për të bërë është ruajtja e bollshme e distancës nga të tjerët.

Mos përdorni maskë në ujë. Një maskë e lagur mund të jetë e rrezikshme dhe mund të pengojë frymëmarrjen tuaj.

Mbani distancën tuaj. Mos harroni, njerëzit përhapin koronavirusin, jo uji. Mos notoni shumë afër njerzve në mënyrë që të shmangni pështymën ose frymën e tyre.

Praktikoni higjienë të mirë. Ju lutemi, mos e fryni hundën ose pështyjeni në pishinë ose pranë një personi tjetër. Nëse mundeni, dilni nga uji dhe përdorni një pecetë për tu kollitur ose tështitur, dhe lani duart më pas. Larja e shpeshtë e duarve është gjithashtu një domosdoshmëri, edhe nëse jeni duke notuar. Shanset e infektimit ekzistojnë gjithsesi.

Në tokë të thatë

Ekspertët e sëmundjes infektive janë “optimistë” se njerëzit mund të shijojnë verën në ambiente të jashtme nëse e bëjnë atë siç duhet. Shumë plazhe të rihapura janë duke kufizuar aktivitetin  e tyre, por nuk ka asgjë të dëmshme për sa kohë që ju qëndroni larg nga të tjerët.

Mbani distancën tuaj. Mbani të paktën gjashtë metra distancë nga njerëzit e tjerë, jashtë ujit, gjithashtu. Po ashtu duhet të ketë distancë edhe mes shezlloneve dhe çadrave.

Shmangni vendet e diellit me shumë njerëz. Të gjithë duan të shkojnë ku godet më shumë dielli, buzë detit dhe afër ujit. Nëse ka shumë njerëz kthehuni më mirë në çadër ose gjeni hapësirë tjetër, rekomandojnë ekspertët.

Vishni një maskë. Pavarësisht nëse jeni në një banjë publike, vend parkimi ose një vend ushqimi, është e këshillueshme të përdorni maskë sa herë jeni jashtë ujit pasi mund të bini në kontakt me të tjerët.

Me njerëzit e tjerë

Ju jeni të sigurt për të eksploruar burimet ujore publike me njerëz me të cilët jeni izoluar për më shumë se një javë. Por nëse do të jeni në mes të huajve ose miqve që nuk jeni parë për ca kohë, dijeni që rreziku është më i madh.  Sa më i madh të jetë grupi aq më i madh është rreziku.

Qëndro në shtëpi nëse je me rrezik të lart prekshmërie. Njerëzit më të rrezikuar – të moshuarit më të vjetër dhe njerëzit me sëmundje kronike – duhet të jenë të kujdesshëm që nëse infektohen, ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nga koronavirusi. Nëse kjo është e mjaftueshme për të qëndruar në shtëpi varet nga ata. Nesë jeni në shoqëri përdorni maskë, po ashtu ehde në anije apo mjetet e tjera ujore.

Vendosni një afat kohor. Sa më gjatë të qëndroni në prani të të tjerve aq më shumë rritet rreziku ndaj infeksionit. Kështuqë vendosni një kohë për ti dhënë fund argëtimit tuaj.

Mbajeni rrethin tuaj të vogël. Nëse vijon kushti “jo më shumë se 10 njerëz” atëherë shijoheni plazhin. Përndryshe refuzoni me mirësjellje ftesa për ahengje apo tubime edhe nëse ato janë në një plazh.

Në nxehtësi

Shkencëtarët mezi presin të shohin nëse virusi dobësohet gjatë verës, dhe një eksperiment tregoi se rrezet ultravjollcë mund të vrasin koronavirusin në një stol parku.

Vazhdoni higjenën. Drita e diellit nuk do të pastrojë duart tuaja. Lani ato shpesh kur jeni rreth njerëzve të tjerë në publik.

Mos harroni kremin e ​​diellit. Maskë mbron vetëm gjysmën e poshtme të fytyrës suaj! Mos harroni të aplikoni rregullisht kremin kur jeni të ekspozuar në diell. Mos harroni edhe ndërrimin e peshqirave. Të gjitha masat nuk e çojnë rrezikun nga infeksioni në zero, por mund t’iu japin më shumë siguri ndërsa jeni me pushime./CNN