Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi sot një takim me mediat për të njoftuar së në muajt në vijim do nisin politika nxitëse dhe ndihmuese për biznesin e vogël. Ministri deklaroi se janë parashikuar lehtësi fiskale.

Gjithashtu ministri mohoi zërat se mbledhja e TVSH-së mund të bëhet nëpërmjet një koncesionari në të ardhmen.

Më pas ministri u ndal tek raportet e Bankës Botërore.  Duke cituar Bankës Botërore, Ministri tha se buxhetimi në Shqipëri është më i besueshmi në rajon. Boloria politike ku flitet me demek për një taksë të re të biznesit të vogël, një koncesion për TVSh. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë koncesion për TVSh.Përkundrazi procedura që po bëjmë me biznesin e vogël është në favor të formalizimit dhe në favor të biznesit të vogël.Politikat nxitëse dhe lehtësuese në inisiativë të kryeministrit do të vazhdojnë dhe në muajt që vinë do të ftoheni ti dëgjoni

Të ardhurat janë të qëndrueshme në raport me prodhimin e brendshëm bruto, rritja e të ardhurave në Shqipëri u përdor për infrastrukturë publike dhe mbështje të sektorit  energjitik, tha Ministri gjatë takimit. Pra, gjithë ajo boloria politike se ku janë përdorur paratë e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve janë përdorur për projekte sociale, rritje pagash, rritje pensionesh, mbështetje të shtresave në nevojë, mbështetje të nxënësve nga klasa e 1-5 me libra falas dhe për infrastrukturën publike dhe mbështetje për sektorin energjitik.