Më në fund koha për plazh. Por, përgatitjet për të duhet të nisin nga tavolina. Mjekët e universitetit Humanitas, në Milano të Italisë shpjegojnë se ka një listë ushqimesh që e ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë melaminë. Nga karota te selinoja, nga qershitë te pjepri, produktet që sugjerohen janë ato që përmbajnë vitaminë A. Sipas tyre trupi duhet të mësohet sesi të thithë rrezet më të mira dhe të kujdeset që të mos gjendet përballë ndonjë surpize të pakëndshme.

Mjekët thonë se konsumi i të ashuquajturave “ ushqime të kuqe” mund të përmirësojë prodhimin e melaminës, pra pigmentit që na mbron nga dëmtimet e diellit. Perimet, si domatja, karrota, specat etj. duhet të konsumohen të paktën një muaj përpara ekspozimit në diell. “Nuk mjafton që të hani disa karrota përpara sesa të shkoni në plazh”, thonë mjekët. Ata sugjerojnë edhe përdorimin e betakarrotenës, por edhe kjo duhet të nisë një muaj në avancë.

Mjekët thonë se konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon që trupi të nxihet më mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të përjashtohen mbrojtësit, qofshin ato për lëkurën apo për flokët.

Por, njerëzit që kanë tipare të kuqe ( flokë të tillë) nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj diete, pasi ata kanë një mutacion që lejon mbrojtje të ulët, pra janë më të ekspozuar ndaj melanomës. Këta persona duhet t’i nënshtrohen një skeme më të lartë të mbrojtjes së trupit.