Përhapja më e hershme globale e koronavirusit erdhi nga udhëtimet që përfshijnë kryesisht tre vende: Kinën, Italinë dhe Iranin.

Tre të katërtat e rasteve të raportuara jashtë Kinës në janar dhe shkurt ishin të lidhura me udhëtarët nga një vend i prekur, kryesisht nga ata të tre, zbuluan një ekip studiuesish nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara.

“Rastet të lidhura me udhëtimet në Kinë, Itali ose Iran përbënin pothuajse dy të tretat e rasteve të para me Covid-19 të raportuara nga vendet e prekura”, shkruan Dr. Fatimah Dawood dhe ekipi i CDC në revistën “The Lancet”.

“Gjetjet tona sugjerojnë që udhëtimi nga vetëm disa vende me transmetim të konsiderueshëm të SARS-CoV-2 mund të ketë patur shpërthime shtesë në të gjithë botën para përcaktimit të Covid-19 si një pandemi globale në 11 Mars 2020,” shtoi Dawood.

Ekipi mori në analizë nga raportet në internet të ministrive të shëndetësisë, faqet e tjera të agjencive qeveritare, si dhe burimet e tjera të mediave sociale për të gjitha njoftimet për raportimin e rasteve me koronavirus në periudhën midis 31 dhjetorit dhe 10 marsit.

Gjysma e rasteve të hershme në Afrikë ishin të lidhura me udhëtimet nga Italia, zbuluan ata. Udhëtarët nga Italia bartën gjithashtu virusin në një të tretën e rasteve të hershme diku tjetër në Europë dhe Amerikë.

Analiza tregoi gjithashtu se tubimet e mëdha ishin një burim infeksioni dhe përhapje./CNN