Përpara se të na kërkoni votën na tregoni njëherë pse nuk u mbajtën ato që u premtuan gjithë këto vite ku pushteti ishte në të njëjtat duar që nga ardhja e demokracisë.

Përpara se të na kërkoni votën mos akuzoni njëri tjetrin për dështimet, sa për sy e faqe, dhe të vazhdoj e njëjta histori. Gjeni ndonjëherë dhe ndonjë zgjidhje se nuk na duhet kush ishte fajtori dhe kush ishte ai i shkathëti që kap gabimet.

Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni dhe formulën sa shpejt pasurohet një pushtetar me një mandat të thjeshtë se ndoshta funksionon dhe për ne.

Përpara se të na kërkoni votën, kur të shkoni derë më derë, shikojeni sic do 4 vjet mjerimin ku është Shqipëria që nga kohaa që ra ekonomia e Italisë dhe Greqisë, dhe mbajini në mend të jepni zgjidhje kur të jeni në pushtet.

Përpara se të na kërkoni votën, na tregoni pse kapet aq shpejt hajduti i pulave dhe ai që vjedh në sasi apo bën krime më të rënda është ose arrest shtëpie ose në drejtim të paditur.

Përpara se të na kërkoni votën, na gjeni nje zgjidhje lehtësisht të aplikueshme dhe të kuptueshme për bizneset e vogla dhe të mesme se ato të medhatë i keni merak vetë ju, nuk i lini të falimentojnë aq lehtë. Prezantoni një plan projekt për zhvillimin e ekonomisë. Fillojeni nga krijimi i kushteteve për Bujqësinë si infrastruktura dhe logjistika, dhe ofroni siguri për Turizmin.

Rininë, punësimin, shëndetësinë, drejtësinë… Na tregoni që do të ketë vërtet ndryshime përvec iluzioneve propagandistike. Se nuk e di pse nuk po e thyen asnjëri këtë traditën që premtohet dicka tjetër dhe gjatë mandatit del dicka tjetër që cuditërisht lidhet gjithmonë me rritjen e detyrimeve dhe pagesave ndaj shtetit apo institucioneve të tij.

Përpara se të na kërkoni votën, shkurtojini pak burokracitë e tepërta dhe të kota duke qëneë se i hap vend vetëm korrupsionit. E thënë më qartë, shkurtoni punët e kota dhe rrisni numrin e psikologëve nëpër institucione përshembull. Bulizmi dhe rritja e agresivitetit dhe dhunës sa nuk po ulëret që aty duhet nderhyrje.

Përpara se të na kërkoni votën, bëni dhe ndonjë trajnim për Komunikimin se dukeni sikur pasi nuk keni zgjidhur problemet me bashkëshortët në shtëpi vini dha nxirrni inatet në parlament. Komunikimi është i rëndësishëm. Mos flisni me fjalë që as vetë nuk i kuptoni për të na lënë në errësirë.

Përpara se të na kërkoni votën, mendoni dhe për diasporën. Mund të jenë një forcë shumë e madhe lobuese nëpër botë për interesa të kombit dhe influenciator të politikave.

Përpara se të na kërkoni votën, tregojini militantëve se cilin program po mbështesin, jo cilin idhull politik se është turp që flasin dhe mbrojnë me pasion dicka që as vetë nuk e dinë.

Mos u nxitoni me Exit Polle se duket sikur po shikojmë horoskopin në stacione të ndryshme.

Përpara se të na kërkoni votën, dilni njëherë para pasqyrës dhe pyesni veten: Po ju a do ta votonit vetveten?

Kursejini përqafimet në fushata se njerëzit duan motivim, shpresë, plane, siguri,punë.. Pastaj dhe nëse na përqafoni bëhemi për mall se nuk do ju shikojmë më për 4 vite të tjera.

Njerëz jemi dhe na merr dhe malli…

* Nga Silvana BEGAJ, pedagoge në Suedi