Padyshim nuk ka manual që të tregon se si të sillesh në situata të caktuara që do të duhet të përballesh në punë apo karrierë. Por, ka disa ‘flamuj të kuq’, që sinjalizojnë se ka disa elementë që mund të ndikojnë negativisht në karrierën tuaj. Forbes ka zgjedhur 5 shembuj të mënyrave që mund të rrënojnë karrierën tuaj dhe se si t’i shmangeni viktimizimit të këtyre gabimeve:

1.Të arrini me vonesë në intervistë

Ndërsa ndonjëherë ju dëshironi të arrini vonë në një event sikundër është trendi, intervista nuk është një nga këto raste. Ju nuk dëshironi që përshtypja e parë e menaxherit të punësimit për ju të jetë negative, vetëm sepse nuk mundët të organizoheni për të arritur në kohë. Siç thotë Frieman, “punëdhënësit dëshirojnë angazhim, jo ​​dikë që mendon se vonesa prej disa minutash është e pranueshme”.

Frieman sugjeron se në qoftë se jetoni larg, duhet të niseni më herët për të shmangur çdo problem me trafikun apo transportin publik. Treni im u vonua “është një justifikim fëminor dhe nuk do t’ju marrin seriozisht”, thotë ai. Mos harroni se nuk jeni i vetmi që aplikoni për punë, “Pra, kur vjen puna deri aty, janë detajet ato që do t’ju sjellin fitoren apo dështimin”.

2.Tregoni më shumë vetëbesim se sa duhet gjatë intervistës

Ju mund të keni çdo aftësi dhe kualifikim të listuar në njoftimin për punë. Kështu që ka të ngjarë të shfaqeni në intervistë shoqëruar me një ndjenjë të fortë sigurie, e cila nuk është një gjë e keqe. Por, edhe më shumë siguri se sa nevojitet ka gjasa të shkaktojë dështim. Siç vë në dukje Frieman, “një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni në një intervistë për punë është të supozoni se e keni fituar tashmë punën …Sigurisht ju mund të jeni më i zgjuar, i shkathët, personi më dinamik në botë, por nuk duhet të veproni si i tillë.

  1. Nuk e bindni shefin

Nëse shefi juaj ju kërkon ndihmë në diçka, ju duhet ta pranoni punën, dhe me entuziazëm, përveçse në rast se keni një arsye të ligjshme të rëndësishme se pse nuk mundeni.

Është gjithmonë e rëndësishme, që të jeni të bindshëm veçanërisht kur jeni i ri në punë. “Kur jeni i sapoardhur në një punë të re, ju duhet të bëni sakrifica”, thotë ai. “Dihet se shefi nuk zotëron as ju as kohën tuaj; megjithatë, të përcaktoni prioritete është e rëndësishme”.

  1. Të flisni në mënyrë joformale në zyrë

Mund të ketë raste kur ndiheni i frustruar me shefin dhe doni t’i thoni atij se si ndiheni. Apo ndoshta keni dëgjuar një shaka pak të pisët që mendoni se kolegët tuaj do ta pëlqejnë.

Por, bëjini një nder vetes, dhe sigurohuni të mos përdorni ndonjë gjuhë fyese, ndërsa ndodheni në një mjedis profesional.

“Mos më keqkuptoni, do të ketë shumë raste kur bashkëpunëtorët do t’ju fyejnë, do të shpërthejnë ndaj jush, kur do të përfshiheni në një debat të ndezur dhe do të dëshironi të flisni në mënyrë të pakontrolluar. Por … ju nuk mundeni”, thotë Frieman. Kur fyeni, kjo tregon mungesë profesionalizmi dhe vetëkontrolli. “Jo gjithmonë perceptohet siç duhet dhe disa fjalë mund të jenë vërtet ofenduese. Nëse doni të shani, bëheni në mënyrë private, me dikë që ju keni besim ose kur jeni vetëm larg të tjerëve”.

  1. Të anuloni në mënyrë të vazhdueshme takimet

Gjithmonë do të ketë raste kur do t’ju duhet të anuloni ose riorganizoni orarin e takimeve. Dhe të tjerët do t’ju anulojnë juve takimet. Dalin lloj-lloj pengesash, njerëzit janë të zënë – kjo është thjesht natyra e biznesit. Por tregohuni të kujdesshëm që të mos e përsërisni në mënyrë të vazhdueshme një gjë të tillë, sepse kjo mund të ndikojë keq ndaj jush.

Edhe nëse nuk keni rënë ende në atë kategori, ende nuk e keni kaluar rrezikun. “Kur ju anuloni, duhet të siguroheni që pala tjetër ju njeh se kush jeni dhe se ndieni vërtet keqardhje që i keni humbur kohën”, thotë Frieman.

/Me përshtatje nga Forbes