Nuk ka as shije, as ngjyrë e as aromë, por provokon ndjesi të pakëndshme: Speci djegës është një substancë e çuditshme. Edhe pse konsumojmë doza të vogla, organizmi ynë reagon me vetëmbrojtje: sasia e djersës rritet, rrahjet e zemrës shtohen, gjuha zmbrapset dhe ndonjëherë mund të dalin edhe lot nga sytë. Më pas vjen parehatia nga dhimbja: gjaku mbushet me endorfinë, substancë kjo e prodhuar nga organizmi, që i ngjan më shumë morfinës

 

Speci djegës, që dikur u rezervohej të pasionuarve pas kuzhinës ekzotike, veçanërisht asaj indiane, tajlandeze ose meksikane, është shndërruar në një element bazë për çdo lloj gatimi, nga ushqimet gjysmë të gatshme e deri te koktejlet.

 

Një prej shpjegimeve është se globalizmi ka ndihmuar të lartësohet niveli i tolerancës në botën perëndimore ndaj specit djegës. Ky ushqim, që mund të konsiderohej shumë pikant gjysmë shekulli më parë, nga ata të cilët ishin mësuar me dietat pa shije të Evropës dhe botës anglofone, sot është shumë i shijshëm dhe preferohet pothuajse nga të gjithë.

Brezat e rinj dinë ta përdorin me gramaturë në çdo gatim, duke e shoqëruar me salca të ndryshme. Dikur recetat ushqimore nuk ishin kaq të pasura sa sot dhe speci djegës pothuajse nuk përdorej fare. Kompania e Luizianës që e prodhon, po hedh në treg një version të ri jashtëzakonisht pikant, pra shumë më të fortë se ato që tregtohen momentalisht.

 

Por, për fanatikët e vërtetë të shijes pikante, kjo nuk është e mjaftueshme. Prej pak kohësh, në tregun e frutave dhe zarzavateve ka dalë një lloj i ri speci. Mjafton ta nuhasësh dhe do të ndjesh menjëherë djegie në majë të hundës. Kuzhinierët e kapin me doreza, sepse shkakton djegie sapo ta prekësh. Ky është i vetmi produkt ushqimor që lejohet t‘u shitet fëmijëve.

Në fakt, konsumimi i specit djegës nuk shkakton humbje të kontrollit në rast se e keni tejkaluar dozën.

Kush e konsumon me tepricë, ka gjasa të zhvillojë edhe më shumë tolerancën, por nuk ka nevojë për doza të rregullta që të ndihet mirë.

Dëshira nuk venitet, siç ndodh me shumë persona që dikur e kanë pirë duhanin dhe pas shumë kohësh që e kanë lënë, ndiejnë neveri për cigaret. Edhe efekti në tru ndryshon, për shembull me nikotinën: sa më shumë të tymosësh, aq më shumë rritet dëshira për të mos e “braktisur” atë.

 

Njeriu është qenia e vetme që e konsumon specin djegës. Speciet e tjera, mesa duket, e interpretojnë shijen e pakëndshme të specit djegës si një sinjal të qartë evolutiv të pranisë së mundshme të zeherit. Një profesor psikologjie në Universitetin e Pensilvanisë dhe një prej studiuesve më të mëdhenj të specit djegës, nuk ka arritur kurrë t\‘i bindë kaviet të konsumojnë spec djegës. Në një farë mënyre, qentë dhe majmunët kanë ngrënë spec djegës, por kjo ka ndodhur vetëm sepse janë inkurajuar nga lidhja e fortë që kanë me njerëzit, që ashtu si ata, të ishin konsumatorë të specave djegës.

 

Ndoshta ky fenomen ka një të dhënë që shpjegon se si njeriu është ambientuar duke ngrënë spec djegës, ashtu siç ka ndodhur me alkoolin, duhanin, kafenë, të cilat kanë një shije të pakëndshme, por shkaktojnë një reaksion kimik të këndshëm. Konsumimi i specit djegës fillon si një zakon shoqëror. Adrenalina që provokon speci djegës dhe cilësitë natyrore që mbart në vetvete formojnë një kombinim të jashtëzakonshëm, veçanërisht për ata që janë në kërkim të emocioneve të reja.

Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi normal

Me kryqezimin e tre llojeve të specave djegës, anglezët kanë fituar ‘viperin’, specin rekord djegës, prej të cilit menjëherë sytë u mbushen me lot, fyti u djeg, hunda fillon t’u rrjedhë dhe shumë gjëra të tjëra. Shpresojmë se qëllimi i tyre ka qenë vetëm të hyjnë në librin e rekordeve ‘Guinness’ dhe jo ta shesin këtë spec magjik.
Ky spec ka 1 359/000 njësi ‘Scoviell’, i cili mat praninë e ‘kapsaicinit’ prej të cilit vjen edhe djegësi në spec. Kapsaicinoidet varen në receptorët që masin nxehtësinë. Receptorët e aktivizuar dërgojnë sinjal në tru, pas kësaj truri aktivizon reagimin e organizmit, i cili ndryshon prej personit në person, ndërsa manifestohet me puls të përshpejtuar, djersitje, lirim të endrofinës etj.
Sa për krahasim, speci më i njohur djegës në botë, ‘jalapeno’, përmban vetëm 2 500 deri në 5 000 njësi ‘Scoviell’, që është 270 herë më pak, derisa speci djegës që mbante rekordin e deritanishëm, ‘bhut jolokia’, ka 1 001 304 njësi dhe ka qenë i regjistruar në librin e rekordeve ‘Guinness’.
Rritësi i këtij speci vrasës Gerald Fowler tha: “Kjo është e dhimbshme po qe se e ha. Ua mpin gjuhën, ndërsa ua djeg lukthin. Nxehtësia që shkakton mund të zgjasë deri në një orë dhe gjatë asaj kohe nuk keni vullnet të flisni me askënd dhe nuk bëni dot asgjë.Por nxit edhe një lloj vërshimi të çuditshëm të endorfinës, ju bën të ndiheni për mrekulli!”.

Në kërkim të emocioneve

 

Në fakt, nga ana mjekësore, speci djegës ka efekte pozitive. Mund të përdoret për të ndihmuar të sëmurët nga skleroza, pacientët që kanë pësuar prerje ose  i   janë nënshtruar kimioterapisë. Edhe pse provat shkencore nuk kanë bërë aq bujë, një pukt me bazë specin djegës shitet në vend të Botoksit, si trajtim kundër rrudhave. Por a shkakton dëme fizike speci djegës? Natyrisht që speci djegës mund të shkaktojë dhembje dhe të provokojë stres, një faktor ky rrezikues për shëndetin. Një dozë e vogël speci djegës mund të jetë shqetësuese, por nuk ka prova nëse shkakton dëme fizike të vazhdueshme. Natyrisht që të gjithë e dimë se po të konsumosh ushqime pikante, mund të kesh dhembje stomaku (mjekët e quajnë “inflamacioni i mukozës së gastritit”). Në vitin 1987, një studim vërtetoi se piperi i zakonshëm mund të shkaktojë luspim të mureve të stomakut dhe gjakrrjedhje, edhe pse në sasi më të pakët sesa aspirina.